Home / Aktualitet / A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë?

A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë?

Klodian Tomorri/

Raportimet ditore te Ministrise se Shendetesise per ecurine e pandemise jane te paplota, te paqarta dhe ndonjehere edhe te dyshimta.

E para mungon informacioni mbi perdorimin e kapaciteteve spitalore.
1- Sa shtreter ka aktualisht Shqiperia te disponueshem per trajtimin e pacienteve me Covid? C’pjese e tyre jane te perdorur aktualisht dhe sa jane te lire?

2-Sa shtreter te disponueshem ka per pacientet qe kane nevoje per terapi intensive? Sa prej tyre jane te lire aktualisht?

3-Sa shtreter te disponueshem jane per pacientet ne gjendje kritike? Sa jane ne perdorim dhe sa te lire?

4-Sa personal mjekesor eshte i disponueshem per luften ne vijen e pare. Cili eshte raporti personel mjekesor/ paciente?

Ditet e fundit mediat po publikojne lajme qe flasin se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit. Mjeke dhe qytetare po denoncojne publikisht se autoritetet kane filluar te refuzojne trajtimin e pacienteve dhe kane shtrenguar filtrat per dhenien e sherbimit. Doktor Erion Dasho kishte sot nje denoncim publik se si pacientet refuzohen, fillimisht per testim e me pas per trajtim

Per kete arsye, publikimi dhe berja transprente e informacioneve per kapacitetet e sistemit shendetesor eshte kriktik per te kuptuar se si qeveria po e menaxhon situaten. Shumica e vendeve ne Europe kete informacion e kane publik. Suedia, Italia, Gjermania jane disa nga shembujt.

Se dyti, pertej territ informativ te kapaciteteve edhe te dhenat mbi ecurine e pandemise jane re mangeta. Ne raportimet ditore te ISHP-se paraqiten shifrat e te infektuareve ditor, pacientet ne terapi intensive dhe ata qe humbasin jeten nga virusi. Por paralelisht thuhet se ka dhe disa paciente te dyshuar qe po marrin trajtim prane spitaleve.

Ca domethene paciente te dyshuar qe marrin trajtim? Sa jane keta?

Shkurt, dyshimet jane se dikush nuk po e tregon gjithe te verteten, nderkohe qe vendi po perjeton transmetim komunitar te pakontrolluar te virusit. Ne kete pike, fshehja e informacioneve eshte veper penale. E rende madje. Dhe ka raste per kete. Ne Itali u denia gjysma e zyres se statistikave me burg para ca vitesh, per publikim te inormacioneve zyrtare te rreme. Ketu eshte ne loje shendeti publik. Eshte mashtrim me zarar.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 2 =