Home / Kryesore / A mund të shpëtojmë nga Covid-19 edhe pa një vaksinë?

A mund të shpëtojmë nga Covid-19 edhe pa një vaksinë?

Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike është:A do të marrë fund ajo? Dhe kur do të ndodhë kjo gjë? Nëse është e vërtetë që analizimi i të kaluarës për të parashikuar të ardhmen nuk është plotësisht i saktë, ajo që thonë shumë ekspertë, është se derisa të ekzistojë një vaksinë (e cila, duke përjashtuar parashikimet jorealiste, do të kërkojë shumë kohë për të dalë), ne jemi të detyruar të jetojmë me koronavirusin SARS-CoV-2. A është vërtetë kështu, apo ekziston mundësia për ta ndaluar përhapjen e Covid-19 edhe pa vaksinën? “The Conversation”, mori mendimin e 4 ekspertëve.

Sakrifica

“Unë mendoj se është thuajse e mundur zhdukja e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar”- thotë Angarad Dejvis, profesoreshë e mikrobiologjisë në Universitetin e Suonsit. Sipas ekspertes, thelbi qëndron tek sakrificat e njerëzve në planin afatmesëm, mbështetja tek vendimet e autoriteteve, dhe respektimi i masave kufizuese, dhe më pas rikthimi në një normalitet të ngjashëm me atë që njihnim deri në fillim të këtij viti:E gjithë kjo, sipas Dejvis, është e mundur “edhe pa vaksinën ndaj Covid-19”.

Mos rihapni vendet e pasigurta

Nuk është shumë i ndryshëm pozicioni i Lakshmi Manoharan, epidemiolog në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe, që është kundër rihapjes së vendeve, të cilat ai i konsideron të nxituara. “Përpara se të rifillojnë aktivitetet sociale dhe ekonomike, është thelbësore minimizimi i përhapjes së virusit”- shprehet eksperti.

Manoharan beson se përpjekja aktuale e shumë vendeve për t’u rihapur, në mungesë të një vaksine, dhe me shumicën e popullatës ende jo imune ndaj koronavirusit, mund të shkaktojë një valë të dytë dhe më të madhe infektimesh. “Duhet të merren masa kufizuese:të vendosen në karantinë ata që vijnë nga jashtë vendit dhe të testohen, gjurmohen dhe izolohen kontaktet e rasteve të reja”-thekson ai.

Nën kontroll

Xhimi Uajtuorth nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, beson se arritja e zero rasteve me Covid-19 është thuajse e mundur, por kjo gjë kërkon burime të mëdha në dispozicion:”Vala e parë  e pandemisë ka kaluar. Tani duhet të vazhdojmë të ruajmë distancimin social, të vazhdojmë me testimet e shpejta, dhe të gjurmojmë kontaktet e të infektuarve “.

Sipas Uajtuorth, kur numri i rasteve të reja në ditë do të jetë nën kontroll, jeta sociale dhe ekonomike mund të rifillojë sërish. Sipas asaj që sugjeron një grup shkencëtarësh të mbledhur nën akronimin “Independent Sage”, që në Mbretërinë e Bashkuar është një alternativë ndaj Komitetit Shkencor të qeverisë, 1 rast i ri me Covid-19 për 1 milionë banorë, do të ishte një pikënisje e mirë.

Mund të realizohet!

Vetëm në pamje të parë më optimist, por në fakt në të njëjtën linjë, është Endrju Li nga Universiteti i Shefilld). “Zhdukja e Covid-19 është diçka e mundur dhe realiste. Por është themelore pasja e vullnetit social dhe politik:Pyetja që duhet të shtrojmë është: Çfarë kosto jemi të gatshëm të paguajmë apo të sakrifikojmë për ta arritur këtë qëllim?”-thotë ai.

Li i referohet qartazi një ngjarje epidemie të Ebolas, që goditi Liberinë midis marsit dhe nëntorit 2014, e cila u ndal jo falë vaksinës (e cila në atë kohë nuk ishte e disponueshme) por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të përbashkët të komuniteteve lokale dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Në atë rast, diferencën e bënë strategjitë e kontrollit, dhe ndryshimet në zakonet dhe sjelljet e banorëve. Më në fund, kujton Li, në botën e globalizuar në të cilën jetojmë, përpjekja lundër Covid-19 duhet të jetë gjithashtu globale:eliminimi i koronavirusit vetëm në disa shtete nuk është i mjaftueshëm, pasi “vendet Focus.it/-Përshtatur nga CNA.al

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 2 =