Home / Koment / A JEMI GATI TE NA NDIHMOJNE?

A JEMI GATI TE NA NDIHMOJNE?

Perparim Tushaj

Që të ndihmojë dikush duhet të jesh gati. Ndoshta me standartet tua je, por duhet të jesh për/me standartet e atij që ka dëshirën dhe mirësinë të ndihmojë. A jemi ne gati për ketë? Kjo që po ndodh tani më kujtoj dy episode nga vitet ’90.
– Në punën që kisha në vitet 1993-97, jam takuar ma shumë diplomatë të huaj por kryesisht bisedoja me përfaqësuesit ushtarakë të ShBA-së, Britanisë e Gjermanisë. Në atë naivitetin folklorik të athershëm jua thoja “pse nuk na ndihmoni të bëhet Shqipëria, ju i keni të gjitha mundësitë për 5-10 vite të jemi afër nivelit tuaj”. Përgjigja: ne jemi të gatshëm tju ndihmojmë kur JU TE JENI GATI. Dmth, kur çdo qindarkë që del nga xhepat e taksapaguesve tanë, shkon atje ku duhet e jo në xhapat e politkanëve tuaj. Nga ai moment ne ju ndihmojmë që të beheni brenda një viti (në fakt kur të ndodh kjo ne nuk kemi nevojë më se jemi bërë vetë, e lexoj unë sot). Pra sot pas 30 vitesh, dhe pas një tragjedie a jemi të gatshëm të na ndijmojnë??!!!
– Kolegu im Beni (po e quaj) kishte një komshi me të cilin ishin rritur në të njëjtin pallat dhe ndanin çdo gjë bashkë. Komshiu gjatë piramidave filloi ta ketë qef pijen dhe pak jetë luksi. Nga fundi i ’96 mbeti pa punë. Beni dhe e shoqja u përpoqën ta ndihmojnë të kalojë atë situatë të vështirë, sa herë bënin pazare për vete merrni dhe për komshiun. Mirpo komshiu nuk po ndryshonte asgjë në mënyrën e jetesës. Gjithë stresin e komshiut po e mbante Beni dhe e shoqja të cilët një ditë i thirrën vetes “problemi është i komshiut, pse duhet stresi të jetë i yni??!!” Ne kërkojmë ndihma gjithandej, por ama nuk bëjmë asgjë ndryshe, për të përbaluar këtë situatë: i njëjti buxhet, të njëjtat shpenzime, e njëjta mënyrë drejtimi, të njëjtit drejtues, korrupsioni … pse duhet dikush të jetojë stresin tonë kur vetë ne (i zoti i shtëpisë Qeveria/Kuvendi) nuk e jetojmë??

Check Also

Azemi ka takuar një të panjohur

Frrok Çupi Nuk mund ta dimë çfarë do të ishte sot Azem Hajdari nëse do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 1 =