Home / Showbizz / A i morën leje mbretëreshës për emrin e vogëlushes, Interneti kryqëzon sërish Meghan dhe Harry-n

A i morën leje mbretëreshës për emrin e vogëlushes, Interneti kryqëzon sërish Meghan dhe Harry-n

Princi Harry dhe Meghan Markle tani janë në qendër të diskutimeve për emrin e vajzës së tyre. Kjo, sipas një burimi, sepse çifti nuk i kërkoi leje mbretëreshës për ta quajtur vajzën e tyre Lilibet.
Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Jonny Dymond raportoi në Radio 4 se mbretëresha “nuk u pyet kurrë” për mendimin e saj në lidhje me emrin e vogëlushes që tanimë mban emrin me të cilin njerëzit e dashur e thërrisnin atë që nga fëmijëria.
Një burim i Pallatit thotë për BBC se mbretëresha nuk u pyet nga Meghan dhe Harry mbi përdorimin e pseudonimit të saj të fëmijërisë. Raportimet sugjeronin se Harry kishte kërkuar leje nga mbretëresha për ta quajtur të porsalindurën ‘Lilibet’; por burimi i Pallatit thotë se mbretëresha nuk u pyet asnjëherë ,” shkroi Dymond në Tëitter
Burimet pranë Meghan dhe Harry-t vazhdojnë të këmbëngulin se princi e thirri gjyshen e tij dhe ajo e kishte mbështetur, duke shtuar se nëse ajo s’do kishte qenë dakord, ata s’do ta kishin quajtur të bijën Lilibet. Ata tani kanë udhëzuar avokatët e tyre që të marrin masa kundër raportit të BBC-së.

Ndërsa një burim për Page Six shtoi se ndoshta nuk ishte një pyetje.
“Unë dyshoj se ata pyetën – ka shumë të ngjarë që thjesht ta kenë informuar”,-tha burimi për Page Six.
Edhe interneti është ndarë në dy pjesë, ata që mbështesin çiftin Sussex dhe skeptikët
Nofka “Lilibet” 
u krijua nga vetë mbretëresha kur ishte fëmijë, kur nuk mund të shqiptonte emrin e saj. Më pas u përdor nga gjyshi i saj Mbreti George V dhe gjithashtu nga burri i saj i ndjerë, Princi Philip, i cili vdiq në fillim të këtij viti.

Check Also

Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij anulojnë dasmën VIP, zbardhet arsyeja e vendimit “drastik”

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ky ishte citimi që shkroi Shpat Kasapi krah fotos me Selvijen. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − eleven =