Home / Kuriozitete / A është e vërtetë që burrat preferojnë më shumë bjondet?

A është e vërtetë që burrat preferojnë më shumë bjondet?

Po, sipas antropologut Piter Frost, qe e justifikon zgjedhjen në bazë të trashëgimitë së epokës akullnajore, burrat zgjidhnin femrat bionde pasi ishin më të rralla sesa brunet. Edhe sot, sipas psikologës Xhena Pinkot, burrat tërhiqen nga bjondet për të njëjtën arsye të paraardhësve të tyre, për shkak se syri i njeriut tërhequr nga ngjyrat e qarta dhe të ndritshme.

Përveç kësaj, tek gratë të cilat që të vogla kanë patur flokë të verdhë të shkëlqyer, shpesh, me kalimin e kohës, ngjyrat marrin ngjyrë më të errët:pse këtë arsye biondia është e lidhur me të rininë dhe freskinë. Një studim nga Universiteti Old Dominion në Virxhinia të SHBA-së ka analizuar numra të ndryshëm revistash, duke theksuar se femra në kopertinë qëllon në shumicën e rasteve të jetë pikërisht bjonde.

Megjithatë kjo varet nga ajo sesa e rrallë është ngjyra në mesin e popullatës. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, shumica e popullsisë preferon flokët e gjatë, por duke u zhvendosur në Skandinavi përqindja ndryshon. Prandaj kombinimi ideal, është bjonde me flokë të gjata. Në fakt këto të fundit tregojnë menjëherë mirëqenie fizike dhe rini. Gratë në një lidhje apo ato që martohen kanë prirje për t’i prerë flokët e tyre shkurt sesa ato beqare, dhe kjo çon në mënyrë të pandërgjegjshme burrat tek imazhi i një gruaje më të shkuar në moshë. /bota.al

Check Also

Gjëja e parë që shihni do të zbulojë se çfarë do tërhiqni në të ardhmen e afërt

Nëse keni parë: Insektin Fati po vjen. Edhe pse mund të jeni duke kaluar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =