Home / Aktualitet / A e keni ditur se kafeja mund të përdoret edhe për këto qëllime?

A e keni ditur se kafeja mund të përdoret edhe për këto qëllime?

Studiuesit tregojnë se dashamirësit e kafesë mund të kenë një rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës, kancerit, si dhe një rrezik më të ulët për të vuajtur nga depresioni. Ndërkohë, kafeja ka edhe më shumë fuqi të fshehura përveç përfitimeve shëndetësore dhe shijes së mirë.

Po ju sjellim disa nga dobitë që ka përdorimi i kafesë në ambientet e shtëpisë tuaj.

1. Mban lulet e freskëta për një kohë të gjatë

Nëse dëshironi t’i mbani lulet tuaja të freskëta për pak më gjatë, mund të provoni të derdhni kafe të holluar në ujin e luleve. Kjo bën që lulet të qëndrojnë të freskëta në dhomë.

2. Shërben për pastrimin e enëve të kuzhinës

Bazat e kafesë kanë cilësi shumë të mira për pastrimin e enëve të kuzhinës. Thjesht vendosni disa baza kafeje në sfungjer dhe lani enët e gatimit si zakonisht.

3. Largon insektet

Ju mund të përdorni kafe për të larguar mushkonjat, mizat apo insektet e tjera. Thjesht spërkatni zonat ku doni të largoni insektet me kafe dhe vendosni atje një filxhan kafeje. Kjo do të krijojë një barrierë mbrojtëse kundër insekteve.

4. Neutralizon aromat

Kafeja ka azot që ndihmon për të hequr aromat e këqija. Ju mund të vendosni kafe në një shami dhe ta vendosni atë në këpucë, sirtarë apo çantat e palestrës. Ju gjithashtu mund të vendosni pak kafe në një filxhan në frigoriferi, pasi ndikon për të hequr aromat e këqija nga ushqimet e prishura.

Check Also

Grenell sulmon Kurtin, mediat serbe “të lumtura” i bëjnë jehonë

Për të dytën ditë radhazi Richard Grenell ish-emisari i ish-presidentit Donald Trump po sulmon kryeministrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − twelve =