Home / Stili i jetes / A e dini se shija e makaronave ndryshon nga forma e tyre?

A e dini se shija e makaronave ndryshon nga forma e tyre?

Raftet e makaronave në supermarkete janë të tejmbushura me një larmi pakosh dhe formash që synojnë të kënaqin çdo preferencë. Disa njerëz i preferojnë në formën e fluturës, disa rrumbullake e disa të vogla e disa klasike të gjata.

Natyrshëm lind pyetja, a bazohet kjo preferencë tek shija dhe a ndryshon kjo e fundit në varësi të formës.

Ekspertët e gatimit thonë se nëse gatuhen siç duhet, makaronat duhet të kenë një shije të njëjtë pavarësisht formës së tyre.

Megjithatë përbërësit që do të shoqërojnë makaronën e gatuar janë ata që bëjnë dallimin. Makaronat e thata dhe ato të freskëta kanë shije pakëz të ndryshme për shkak të përmbajtjes së vezës.

Ndryshimet në shije gjithashtu i atribuohen mënyrës së përthithjes së salcës shoqëruese.

Sekreti i Shijes Së Makaronave Qëndron Tek Salca

Salca që shoqëron makaronat ka aftësinë të ndryshojë kryekëput shijen e vërtetë të tyre.

Makaronat e holla siç janë spagetit kërkojnë një salcë dhe produkte shtesë me shije të lehtë e të butë.

Makaronat më të trasha kërkojnë një salcë më të trashë e më të dendur në përbërës.

Për maksimizimin e kënaqësisë që japin makaronat, ju mund të ndiqni këshillat e AgroWeb.org për kombinimin e makaronave me salcën përkatëse në varësi të formës së tyre.

Linguine

Këto makarona janë më të sheshta se spagetit ndaj përthithin mirë salcat e lehta.

Ato kombinohen mirë me salcën me borzilok, vajin e ullirit dhe frutat e detit.

Spagetit

Këto makarona mund të kombinohen edhe me salcat me bazë mishi të grirë por edhe ato më të lehta me bazë vaj ulliri, hudhër e piper.

Penne

Salcat me bazë mish viçi ose derri janë shumë të përshtatshme për makaronat me formë të shukrtër që ndryshe i njohim si penne.

Shija e tyre do të pasurohet ndjeshëm.

Makaronat në Formë Guacke

Këto makarona kombinohen shumë mirë me djathin e shkrirë dhe rekomandohen kryesisht në receta të pjekura në furrë.

Makaronat Flutur

Këto makarona shkojnë shumë me salca të trasha, kremoze me përbërës perimesh të prera në kubikë.

Zakonisht, perimet e përdorura për salcën shoqëruese duhet të kenë të njëjtën madhësi si ajo e makaronave.

Orecchiette

Këto makarona që kanë formën e veshit shkojnë shumë me salcat kremoze me perimet pranverore.

Ato përdoren edhe në supa dhe në çomlekë.

Ekspertët numërojnë rreth 350 forma të ndryshme makaronash.

Pavarësisht formës, makaronat janë një ushqim i shijshëm që kënaq të gjithë, por kujdes me sasinë.

Check Also

10 gjërat që bëjnë të gjitha gratë e suksesshme

1. Zgjohuni herët. A flenë njerëzit e suksesshëm deri në kohën e drekës? Absolutisht jo. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 7 =