Home / Aktualitet / A e dini çfarë është “burrëria toksike”?

A e dini çfarë është “burrëria toksike”?

Burrëria toksike përfshin presione kulturore që thonë se burrat duhet të sillen në një mënyrë të caktuar. Gjasat janë që të prekë të gjithë djemtë dhe burrat në një farë mënyrë, në një moment të caktuar të jetës së tyre.

“Toxic Msculinity” i referohet idesë së disa njerëzve se “burrëria” përfshin dominimin, homofobinë dhe agresivitetin.

Ideja që burrat duhet të jenë gjithmonë të ashpër dhe të shmangin shfaqjen e çdo lloj emocioni, mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor dhe mund të ketë pasoja serioze për shoqërinë, prandaj dhe njihet si “toksike”.

Burrëria toksike nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen si burrë. Në vend të kësaj, ajo përfshin presionin ekstrem që disa burra mund të ndjejnë për të vepruar në mënyra të caktuara.

Ka shumë përkufizime për “toxic masculinity” që shfaqen në hulumtime dhe në kulturën pop. Disa studiues bien dakord që maskuliniteti toksik ka tre përbërës thelbësorë:

Ashpërsia/Rezistenca: Burrat duhet të jenë të fortë fizikisht, emocionalisht të pashpirt dhe me sjellje agresive.

Anti-femërore: Kjo përfshin idenë që burrat duhet të refuzojnë gjithçka që konsiderohet të jetë femërore, për shembull: Të pranojnë ndihmë, të shfaqin emocion (të qajnë) etj.

Fuqia: Ky është supozimi që burrat duhet të punojnë drejt marrjes së pushtetit dhe statusit (shoqëror dhe financiar) në mënyrë që të fitojnë respektin e të tjerëve.

Një problem tjetër me këtë fenomen është lavdërimi i zakoneve që s’janë të shëndetshme. Këtu përfshihet ideja që gratë duhet të kujdesen për veten, ndërsa të tilla veprime për burrat s’duken normale.

Përveçse i shtyn fizikisht më shumë seç duhet, “burrëria toksike” bën që burrat të evitojnë dhe vizitat te mjeku.

Një studim i vitit 2011 zbuloi se burrat që kishin besimet më të forta në lidhje me “burrërinë” kishin më pak gjasa të kërkonin kujdes shëndetësor sesa burrat me besim të moderuar tek “burrëria”.

Një studim i vitit 2007 zbuloi se burrat që mbështesnin gjithçka që përfshin “burrëria toksike” kishin më shumë gjasa të pinin shumë alkool, duhan etj dhe t’i shihnin këto zgjedhje si normale.

Burrëria toksike i dekurajon burrat të marrin edhe trajtime për shëndetin mendor. Depresioni, ankthi, çështjet e abuzimit të substancave dhe problemet e shëndetit mendor mund të shihen si dobësi.

Gjithashtu, për ta s’duket normale të flasin për ndjenjat e tyre. Shmangia e bisedave rreth problemeve dhe emocioneve mund të rrisë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 9 =