Home / Kryesore / A duhet që veç poetët ta perkthejnë poezinë?

A duhet që veç poetët ta perkthejnë poezinë?

Rudof Marku

PJESA E FUNDIT PER PERKTHIMIN E POEZISE

Le ta quajmë përkthyesin jo-poet: përkthyes professional. Kur një poet përkthen poezinë, ai ka disa avantazhe të mëdha nga përkthyesi profesionist : ka vesh të ndjeshëm që e ban të aftë për të kapë emocionet më të fshehta, më vibruese, më të holla, të cilat rrëshqasin drejt e në det nga rrjeta me bira të mëdha të perkthyesit profesionist. Poeti,kur perkthen poezinë, ka disa vegla pune që perkthyesit profesionist i mungojnë: ka instiktin e lindur të ritmit, ka shijen e duhur për zgjedhjen e fjalëve të sakta, asht i familjarizuar me strukturen poetike, ka mirëkuptimin e duhun përkundrejt stërhollimeve metaforike,i kupton instiktivisht aliteracionin, asonancen, tonin,humorin, suspensin…Poeti, kur përkthen, e njeh instiktivisht kontrollin dhe balancen emocionale dhe di të shprehet me një ze
natyral që vjen pa ngerçe. Pranohet nga të gjithë se perkthyesi profesionist nuk ka barot te mjaftueshem emocional per t’i mbush fishekët…

Me gjithë keto avantazhe të poetëve perkthyes, a mund ta pranoj përkthimin e poezisë vetëm nga Poetët?
Përkthimi i poezive vetëm nga poetët do më kujtonte pernjehere atë zakonin e martesave vetëm brenda fisit. Martesa të tiila bëjnë që fëmija i lindun të ketë ma kufizim në zgjedhje në menyne e AND-s se prinderve te vet.
Perkthimi i Li PO-s,i mjeshtrit të poezisë kineze të shekullit të 8-të nga Ezra Pound asht konsideruar si shprehja e tmerrit të poetit në kohen e luftës, që korrespondon me tmerrin Evropian të Luftes së Parë botnore. Pra, përkthimi ka të bj pak me origjinalin. Kur poeti përkthen, ai përkthen vetveten dhe tek vetvetja. Poezia e përkthyer nga Poeti gjithmonë ka për të mbajtë shenjen e personalitetit të perkthyesit. Sa më i njohun të jetë Poeti që përkthen, aq më keq asht. Kur përkthimi i Propertius u shfaq në revisten Poetry, në pranveren e vitit 1914, Pound u gjend në vorbullen e një stuhie sharjesh nga profesorët latinistë dhe akademikë. Vetë Ezra Pound mbrohej duke thënë se nuk ka synuar të bëj një përkthim fjalë për fjalë..’’Qëllimi im ishte të sillnja një të vdekur tek të gjallët, duke e ringjallë poetin romak në kohen tonë,, (Homage to Sextus Propertius).

Siç shihet, përkthimi i poezisë nga poetët nuk meriton gjithmonë duartrokitje. Personalisht, mendoj se përkthimet më të mira në gjuhen shqipe i kemi nga përkthyesit profesionist, dhe jo nga poetët. Natyrisht, pa mohuar dhe perkthimet shume te mira te sa e sa poetve.
Emërat e Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Henrik Lacajt, Pashko Gjeçit, Vexhi Buharaja-s, Robert Shvarcit, Vedat Kokones, Jusuf Vrionit, Aurel Plasarit, Petraq Kolovices, Bujar Dokos, Ardian Klosit, Dritan Çeles, dhe i sa e sa të tjerëve kanë qenë disa herë më sugjestionues e më të respektuar se shumë shkrimtarë e poetë bashkëkohes me ta. Edhe për një arsye tjeter,shpjegimin e së cilës e gjejme në Greqinë e lashtë. Plutarku tregon te ‘’Jeta e Themistokleut’’ se profesioni i Përkthyesit asht shpesh i bartun me rreziqe.Themistokleu, me miratimin e popullit të Athines, pat dënuar me vdekje një përkthyes nën akuzen se ai pat bërë të njohura ligjet dhe kodet e barbarëve në gjuhën greke…,,Kjo asht njera nder arsyet perse shume perkthyes te se djeshmes permenden tek ne dhe sot e kesaj dite me nje respekt te veçante, njelloj si Hermesi, i cili krahas te tjerash, asht dhe Zoti i Kontrabandisteve- dhe shume prej perkthyesve qe permenda me lart qene kontrabandiste qe guxonin te kalonin vlerat e ndaluara te kultures se huaj ne viset tona poshte hundes se Polifemit!

Check Also

“Shkundet” Greqia, tërmeti 5.5 ballë godet vendin, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë i shkallës rihter është regjistruar pasditen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =