Home / Aktualitet / A do të ketë një mbyllje të dytë në Shqipëri? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

A do të ketë një mbyllje të dytë në Shqipëri? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale.

Shqetësimi që kanë qytetarët është nëse jemi në prag të një mbyllje të dytë. Kryeministri Rama, pak ditë më parë tha se çdo gjë është e pritshme.

Numri i shtrimeve ka nisur të rritet sërish, e po ashtu dhe numri i viktimave. Deri më tani kanë vdekur 454 qytetarë. Me nisjen e vitit shkollor, mes të infektuarve ka shumë gjimnazistë e mësues, ndërsa virusi tashmë po transmetohet në rrugë komunitare.

Situata epidemiologjike në Shqipëri është drejt përkeqësimit. Burime nga ISHP i thanë “Shqip” se në ditët në vazhdim priten masa të reja shtrënguese.

Çdo ditë e më shumë po shtohet me ritme të frikshme numri i të infektuarve. Shqipëria ka shënuar këtë të hënë 295 raste të reja me koronavirus, nga 1413 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Një lockdown i dytë do të ishte fatal, por rritja gjithnjë e më shume e shifrave të të prekurve me koronavirus po vë në pikëpyetje kapacitetet e spitaleve”.

Sipas gjasave, qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve pritet të miratojë kufizime të reja, përveç vendosjes me detyrim të maskës në ambientet publike.

Kufizimet e reja, thanë ekspertët, kanë të bëjnë me oraret e bareve e restoranteve, aktivitetet e palestrave, muzetë e kinematë”.

Sikurse dhe kryeqytetet e tjera evropiane të cilat po përballen me rritje të numrit të të prekurve me virusin Covid-19, edhe Tirana pritet të zbatojë të njëjtat masa për frenimin e përhapjes së virusit.

Burimet thanë se sipas rregullores, ato që u hapën të fundit, pritet të mbyllen të parat.

Nga buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, prej disa ditësh shifrat e reja pozitive i kanë kapërcyer 250 rastet me Covid. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, kjo situatë pritet të rëndohet edhe më shumë me afrimin e dimrit.

Mbivendosja e viruseve pritet të rëndojë gjendjen shëndetësore të pacientëve”, thonë ekspertët. Ndërkohë situata në dy spitalet Covid është e rëndë. /shqip/

Check Also

OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =