Home / Aktualitet / A do të karantinohemi sërish? Rama: Zgjedhja e izolimit sjell ..

A do të karantinohemi sërish? Rama: Zgjedhja e izolimit sjell ..

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin Infektiv në një takim me mjekë e infermierë që ndodhen çdo ditë në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Rama tha se për shkak të ndryshimeve të bëra në mjekësi, kemi mundësinë ta përballojmë më mirë virusin.
Ai gjithashtu tha se nuk do të ndodhë një tjetër izolim, pasi sjell dëme shkatërruese ekonomike dhe psikologjike.
“Na ra të përballemi me këtë monstër, por fatmirësisht na gjeti kjo fazë në një kohë kur disa përmirësime ishin bërë. Se po të ndodhte kjo epidemi disa vite më parë kur ju e dini vetë si ishin spitalet, do ishte një katastrofë.

Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është betejë që zhvillohet vetëm në spital, por kudo dhe duhet të ndjekim ato rregullat e bezdisshme por të thjeshta. Virusi nuk ka ardhur për të ndejtur 3-4 javë, por është këtu tërë kohës dhe duhet të mësohemi të jetojmë me këtë dinamikë të re në jetën sociale. Nuk mund të zgjedhim izolimin si proces të vazhdueshëm se sjell dëme shkatërruese jo vetëm në aspektin ekonomik por dhe psikologjik. Kemi tani periudhën e vështirë të hapjen së shkollave,

Ne do çojmë çunin tani në shkollë, dhe duke i thënë vi maskën, bëj kujdes, mos prek, kjo është e vështirë për ata se jemi mësuar që u themi fëmijëve, sillu mirë, jepi dorën, takoje, por tani duhet t’i themi komplet të kundërtën. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por ama janë transmetues,” tha Rama.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + seven =