Home / Shendet / 8 fakte që duhet të dimë për shëndetin tonë nëse urina shkumëzohet më shumë se zakonisht

8 fakte që duhet të dimë për shëndetin tonë nëse urina shkumëzohet më shumë se zakonisht

Edhe pse shpesh injorohet dhe nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur pasi duket se gjithçka shkon mirë, urina është një nga elementët kryesorë që mund të zbulojë problemet shëndetësore.

Kur diçka e dukshme, si aroma e rëndë apo ngjyra jo normale ndryshon atëherë duhet bërë kujdes.

Nëse urina duket si ngjyra e birrës së lehtë, kjo do të thotë që patjetër duhet konsumuar më shumë ujë dhe nëse është e errët mund të sinjalizojë një infeksion bakterial, por çfarë po ndodh  nëse duket e shkumëzuar?

Diçka nuk po shkon mirë dhe ja çfarë duhet të dini nëse urina juaj shkumëzohet:

1. Thjesht mund të keni urinuar shpejt

Sasia e flluskave në urinë është normale dhe kjo mund të ndikohet nga shpejtësia e urinës dhe sa shumë keni qëndruar pa shkuar në tualet.

Një rrjedhë normale urinare rrjedh rreth 15 mililitra në sekondë, por  jo domosdoshmërisht.

2. Veshkat nuk po funksionojnë siç duhet

Veshkat punojnë për të filtruar gjakun dhe substancat e urinës, në mënyrë specifike proteinat kështu që kur urina juaj duket e shkumëzuar, mund të jetë për shkak të proteinave të tepërta, gjë që sinjalizon që diçka nuk shkon me veshkat tuaja.

Në rrethana normale, filtrat e veshkave nuk lejojnë që molekulat proteina nga gjaku të kalojnë dhe të përfundojnë në urinë. Një rritje e proteinave në urinë është në përgjithësi dëshmi e një filtri të veshkave të dëmtuara.

Por urina e shkumëzuar është vetëm një shenjë e një veshkave të dëmtuara, shenjat e tjera përfshijnë ënjtjen për shkak të mbajtjes së lëngjeve ose shtimit të peshës dhe nëse po përjetoni ndonjë nga këto simptoma, është koha për të vizituar një mjek

3. Jeni dehidratuar

Uji është një nga substancat që gjenden në urinë kështu që nëse nuk po konsumoni ujë sa duhet ndodh që urina juaj të shkumëzohet.

Sa më i dehidruar të jesh aq më e forcuar do të jetë urina dhe si pasojë ndodh shkumëzimi.

4. Ju keni diabet ose hipertension

Proteina në urinë futet  sërish në lojë. Të dyja kushtet: diabeti, që ndikon në nivelin e insulinës së trupit dhe hipertensioni  mund të ndikojë në rrjedhjen e gjakut në veshka duke dëmtuar funksionin e tyre.

Ky presion shkakton rritje të stresit, që çon në dëmtime  dhe ndikon  në urinë. Si diabeti ashtu edhe hipertensioni kanë simptoma të tjera, gjithashtu-diabeti shpesh vjen me urinim dhe etje më të madhe ndersa  hipertensioni mund të shfaqet si dhimbje në gjoks.

5. Keni një infeksion kronik

Infeksionet kronike si hepatiti ose HIV gjithashtu mund të shkaktojnë proteina të tepërta në urinë.

Disa infeksione mund të sulmojnë drejtpërdrejt filtrat e veshkave,  të tjerët shkaktojnë inflamacion që mund të ndikojnë në funksionimin e veshkave.

6. Mund të keni marrë medikamente për dhimbje

Nëse keni marrë për një kohë të gjatë medikamente për dhimbje si  Advil, Motrin, dhe Aleve atëherë mund të jenë ata shkaktari i urinës së shkumëzuar.

Ato mund të rritin nivelin e proteinave në urinën tuajose  mund të rezultojnë në një reaksion alergjik që shkakton inflamacion në veshkat tuaja.

7. Keni një sëmundje autoimune

Sëmundjet autoimune gjithashtu shkaktojnë stres dhe tendosje në veshka  duke shkaktuar dëme të mjaftueshme për të prishur procesin e filtrimit.

Sëmundjet  autoimune mund të çojnë proteina në urinë nëpërmjet sistemit imunitar duke sulmuar vetë filtrat e veshkave .

8. Mund të keni një lloj kanceri të gjakut

Mieloma e shumëfishtë, një lloj kanceri që formon qelizat plazmatike të gjakut  mund të çojë në proteina shtesë në urinë dhe të shkaktojë shkumëzimin. Antitrupat që prodhohen si pasojë e kancerit mund të jenë shumë toksike për filtrat e veshkave dhe të çojnë proteina në urinë.

Por kjo është e rrallë: Shoqëria Amerikane e Kancerit thotë se mieloma e shumëfishtë është një kancer relativisht i pazakontë dhe më popullor tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe është dy herë më i zakonshëm në afrikano-amerikanët.

Check Also

Nuk duhet ta hiqni nga tavolina, zbuloni 7 gjërat që i ndodhin trupit nësë hani qepë më shpesh

Ajo që ju bën të qani, ju bën dhe më të fortë. Kjo gjë funksionon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 2 =