Home / Aktualitet / 7 vite nga vrasja e bankierit, por asnjë vendim. Dosja e nxehtë e “Santo” mbetet në dorën e SPAK

7 vite nga vrasja e bankierit, por asnjë vendim. Dosja e nxehtë e “Santo” mbetet në dorën e SPAK

Dosja e bankierit Artan Santo, i cili u ekzekutua rreth 7 vite më parë në zonën e ish Bllokut në Tiranë ka mbetur në duart e SPAK. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që të mos mendohet shumë por të vendosë nëse do të hetojë një nga dosjet më të bujshme, që kanë tronditur vendin, apo ti dorëzohet krimit.

Shkrimi i plotë:

Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur… SPAK mos u mendo shume. Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo.

Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo. Pasi kryen në heshtje dhe sekret të plote nje sere veprimesh, ngriten 2-3 pista te reja per ngjarjen dhe vendosen në fillimin e dhjetorit 2020, t’ia dergonin Prokurorise Speciale SPAK.

Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria. Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore.

SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthehej serish në kartoteken e policise. Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…

SPAK ka në dore te vendos, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…

Check Also

Muaji Mars do të vijë me probleme për këto 3 shenja

Problemet e lidhura me muajin Mars do të lidhen me Hënën që u bashkohet disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =