Home / Aktualitet / 7 qershor 1916 – Mbytja e anijes austro-hungareze “LOKRUM” në Radën e Durrësit

7 qershor 1916 – Mbytja e anijes austro-hungareze “LOKRUM” në Radën e Durrësit

Nga Artur MEÇOLLARI-

Datë në historinë detare

Në datën 6 qershor 1916 dy MAS të Marinës Mbretërore Italiane (Motorskaf me silure – Motoscafo armato silurante), sulmuan dhe goditën me silurë anijen e transportit austro-hungareze SS “LOKRUM” në radën e Durrësit. SS “LOKRUM”, ishte një anije transporti për ngarkesa ë përziera. Ajo u hodh në ujë më 15 shtator 1908 dhe bë operacionale në 27 shtator 1909. Anija kishte një tonazh prej 924 tonë dhe shpejtësi 14 nyje.

Operacioni i goditjes së forcave detare austro-hungareze në Durrës u organizua dhe u drejtua nga Brindizi nën drejtimin e kundëradmiral Umbertto Cagni, komandant i Bazës Detare të Brindizit. Në operacion morën pjesë dy MAS (MAS 5 dhe 7), dy anije silurhedhëse (34 PN dhe 38 PN), si dhe anijet franceze “BONCLIER”, “BISSON”, “BOUTEFEU” dhe “COMMANDANT RIVIERE”. Plani parashikonte që anijet silurhedhëse do të rimorkionin dy MAS-et deri në radën e Durrësit. Më pas dy MAS-ët do të vepronin në mënyrë autonome dhe në përfundim të operacionit do të rimorkioheshin përsëri për në Brindizi. Anijet franceze do të patrullonin Gjirin e Durrësit dhe siguronin grupin e sulmit nga jashtë. MAS 5 komandohej nga kapiten lejtnant Alfredo Berardinelli dhe MAS 7 nga kapiten lejtnant Gennaro Pagano di Melito.

Shtese nga:
Kristo Xhimitiku.
SS LOKRUM u mbyt ose me saktë u mbeshtet në tabanin e detit në një zonë të cekët të radës në 6.5 m thellësi. Gjatë punimeve për ndërtimin e Portit të Durresit u hoq me urdhër te admiralit Acton me shpenzimet e Marinës Mbretërore Italiane.

Check Also

Takimi Biden-Putin/ Pse nuk do të japin konferencë të përbashkët shtypi

SHBA Presidentët Biden dhe Putin kanë nisur takimin në mesditën e kësaj të mërkure, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + fourteen =