Nga Artur MECOLLARI –
Në 7 prill 1939, ditë e fillimit të operacionit të pushtimit të Shqipërisë nga Mbetëria e Italisë dha jetën në mbrojtje të Atdheut, detari i Marinës Mbretërore Shqiptare kapiteni i marines Mujo Ulqinaku (Cukali). Mujo Ulqinaku përfaqëson simbolin e rezistencës së popullit shqiptar kundër pushtimit nga Italia Fashiste dhe heroin e parë të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Po në këtë ditë ranë heroikisht shumë luftëtarë dhe patriotë në mbrojtje të lirisë, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi, Isak Metalia, Ismail Reçi dhe Ramazan Velia. Gjatë rezistencës morën pjesë shumë detarë të Marinës Mbretërore duke përfshirë edhe mikun e ngushtë të Mujo Ulqinakut, detari Stefan Maliko Goga.
Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 në familjen ulqinakase Cakuli. Më pas punoi si detar në Shkodër dhe Durrës, në Marinën Mbretërore. Për aktin e tij heroik në mbrojtje të Shqipërsë, Mujo Ulqinaku është nderuar me titujt dhe dekoratat më të larta:


Italian, në datën 7 prill 1939”.



Toger Stefan Maliko Goga ka lindur në Gjirokastër në vitin 1913. Ai u rrit jetim, pasi nëna i vdiq gjatë lindjes së tij. Në fëmijëri e hershme të tij familja u transferua në Durrës. Në fillim të viteve 30’ Stefani mbaron një kurs për ndërlidhjen dhe në vitin 1936 përfshihet në Marinën Mbretërore si nënoficer. Në 7 prill 1939, Stefani së bashku me shokun e tij të armës Mujo Ulqinaku luftuan kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ku dhe u plagos. Mbasi u pushtua Durrësi, Stefanin e kapin forcat italiane dhe e transferojnë në Itali për mjekim, fakt i cili më pas do ti krijonte probleme në të ardhmen.
Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare Stefan Maliko ka marrë pjesë aktive në lëvizjen guerrile ku dhe u pranua edhe anëtar i Partisë Komuniste. Mbas çlirimit Stefani u titullua officer në Marinën Luftarake Kombëtare me gradën Aspirant. Fillimishr shërbeu si përfaqësues i Marinës Luftarake Kombëtare në Kantierin Detar në Durrësit dhe mbas vitit 1948 Komandant i Grupit të Dragaminave. Në fillim të viteve 50’ Toger Stefan Maliko Goga përjashtohet nga Partia dhe lirohet nga Ushtria, me hipotezën se nuk kishte kishte qënë pjesë e rrezistencës në 7 prill 1939, si dhe dyshime rreth izolimin e tij dhe të ekujpazhit të Dragaminës MK-16 gjatë avarisë dhe daljes në Brindisi në 18 dhjetor 1948. Në vitet që vijuan ai do të punonte në tharrjen e Kënetës së Tërbufit dhe më pas sektorin komunal të Durrësit. Stefan Maliko Goga vdiq më 12 prill 1998.




