Home / Stili i jetes / 7 këshilla të thjeshta për të gjetur “shpirtin tënd binjak”

7 këshilla të thjeshta për të gjetur “shpirtin tënd binjak”

Ka disa teori për gjetjen e shpirtit binjak. Disa besojnë se ekziston vetëm një, të tjerë besojnë se mund të keni disa shpirtra binjakë, në aspektin romantik por edhe social. Përpara se të mendoni për klishenë “kur të vijë, do ta kuptoj”, apo “zemra do e ndjejë”, lexoni këto këshilla të miratuara nga ekspertët për ta përshpejtuar pak të gjithë këtë procesin e mundimshëm e gjetjes së shpirtit binjak.

1. Mos kërkoni përsosmërinë

Nëse mbani një vizion të rreptë në kokën tuaj se si duhet të jetë “shpirti juaj binjak”, me siguri do ta humbni personin me të cilin duhet të jeni. “Shpirti binjak zakonisht nuk është ai që keni imagjinuar në detaje, por një entitet dashurie që bashkëpunon me një trup, i cili pasqyron të gjitha papërsosmëritë tuaja në një mënyrë që ju bën ta doni më shumë veten. Ju do ta gjeni shpirtin binjak tek ato që i konsideroni “të metat tuaja”. Do të jetë personi që do admirojë atë pjesë tuajën, që ju keni frikë ta doni.

2. Një tjetër klishe, por kësaj radhe kushtojini vëmendje: Ji vetvetja!

Zotërojeni veten tuaj dhe nëse nuk jeni krenarë për pjesë të caktuara, fuqizoni veten për t’i përmirësuar ato. Mos u përpiqni të ndryshoni aspekte të vetes në përpjekje për ta bërë atë të gabuarin “shpirt binjak” me pahir. Duaj edhe pjesët më të errëta të vetes, edhe shpirti yt binjak do t’i dojë.

3. Mos u nxitoni

Kur bëhet fjalë për të gjetur shpirtin binjak, mos harroni se s’duhet t’i nxitoni gjërat. Mund të marrë kohë, por kur të jetë momenti i duhur, gjërat do të rrjedhin aq bukur sa do t’ju duket e pabesueshme. Merrni pak kohë për të punuar me veten tuaj, mendoni për atë që po kërkoni dhe çfarë do t’ju bëjë të lumtur. Dhe nëse kërkimi për “atë të duhurin” po ju lodh, mos kini frikë të tërhiqeni për pak nga takimet, njohjet etj.

4. Kuptoni veten

Investoni në të gjitha aspektet e jetës suaj. Angazhohuni, kujdesuni, punoni dhe investoni në interesat tuaja personalisht. Në këtë mënyrë, ju mësoni më shumë për veten dhe kuptoni edhe më mirë, se cili lloj personi do t’ju përshtatej. Mbani mend se s’është fundi botës nëse bëni ca takime të këqija, nëse s’dilni me asnjë për ca kohë etj. Edhe “dështimet” e vogla janë pjesë e një procesi më të rëndësishëm për ju.

5. Mos pranoni çdo lloj lidhjeje

Sigurisht, është e rëndësishme të kuptoni dhe të pranoni të metat e njerëzve të tjerë, por një “shpirt binjak” supozohet të jetë dashuria juaj epike – që do të thotë se ju nuk duhet ta nxitoni apo të përpiqeni ta krijoni me detyrim këtë lloj ndjenje me çdo person me të cilin përputheni në Tinder apo ndiqeni në Instagram.

6. Kërkoni dikë që ju pranon për atë që jeni

Ju mund të bëni përpjekje nga ana juaj, por nëse personi tjetër nuk ju përgjigjet, s’do arrini shumë. Gjeni dikë që ju pranon siç jeni, përpiqet t’ju kuptojë ju dhe perspektivat tuaja dhe është i gatshëm të punojë me diferencat dhe ndryshimet mes ju të dyve, me respekt dhe kompromis. Gjeni dikë që angazhohet për ju, ju përkushtohet dhe është i gatshëm ta bëjë marrëdhënien të funksionojë. Një marrëdhënie “shpirtrash binjakë” nuk ekziston si me magji, ajo krijohet, zhvillohet.

7. Punoni për ta mbajtur shpirtin binjak pranë

Dhe së fundmi, pasi ta keni bërë vërtet punën për gjetjen e shpirtit tuaj binjak, është koha të bëni përpjekje për ta ruajtur atë marrëdhënie. Marrëdhëniet lulëzojnë kur investoni për të kuptuar nevojat e njëri-tjetrit, ndërsa gjithashtu pranoni se një person nuk mund t’i plotësojë të gjitha nevojat tuaja.

Ju nuk duhet të keni gjithçka të përbashkët për t’u bërë shpirtra binjakë, por nëse të dy jeni të gatshëm të bëni një sasi të ngjashme përpjekjesh (kohë, komunikim, zgjerim të zonave të rehatisë) për ta bërë atë të funksionojë, mund të zbuloni se kjo lehtëson procesin e krijimit të një marrëdhënieje të bukur.

Burimi: Cosmopolitan

Check Also

Gjashtë zakonet e njerëzve me një përqendrim të spikatur mendor

Puna nga distanca gjatë pandemisë aktuale ka sjellë sfida të mëdha. Punonjësit e shohin veten të mbingarkuar dhe stresuar, teksa janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 9 =