Home / Stili i jetes / 7 gjëra që burrat i konsiderojnë jotërheqëse tek femrat

7 gjëra që burrat i konsiderojnë jotërheqëse tek femrat

Makijazhi

Mbajeni sa më natyral. Burrat nuk duan të puthin, dhe të dalin nga puthja sikur kanë hyrë në cirk. Mos harroni, supozohet të jetë i padukshëm për të tjerët dhe të bëhet njësh me lëkurën tuaj. Rrini larg prej makijazhit me yje e shkëlqime, dhe kurrë mos përdorni rimel të rëndë. Makijazhi minimal është më seksi.

Flokët

Ndërkohë që stili i zbukuruar i flokëve mund të shkojë fare mirë për një natë të mrekullueshme jashtë, burrat preferojnë flokët e gjatë me dukje natyrale. Janë më tërheqës për t’u parë dhe ndjehen më mirë kur i prek, kur s’kanë xhel apo produkte që ngjisin.

Higjena e dhëmbëve

Mbajeni mirë parasysh vajza: burrat ju shohin në gojë. Era e keqe dhe dhëmbët me ngjyrë janë shumë jotërheqëse. Uleni sasinë e kafes apo verës së kuqe që pini. Përdorni zbardhues për të zbardhur buzëqeshjen dhe GJITHMONE mbani çamçakëz. Nuk i dihet kurrë kur do të vijë puthja.

Negativiteti

Burrave u pëlqejnë gratë e lumtura, pozitive. Kështu që, mos u ankoni për mungesën e shërbimit në një restorant, apo sa gjatë ju duhet të prisni në radhë. Shfaqni anën e hareshme të personalitetit tuaj.

Alkooli

Sigurisht, burrave u pëlqen të dalin me një femër që do të argëtohet, por duhet të dini limitet. Asnjë burrë nuk do që të shohë një grua tek nxjerr zorrët në bar, apo që shembet përtokë në pistën e kërcimit.

Fjalët e pista

Burrave u pëlqejnë zonjat që kanë pak klas, kështu që, një fjalë e ndyrë në çdo fjali që thoni do i ftohë ata, dhe juve nuk do ju tregojë aq të sofistikuara sa jeni.

Nevojtare

Mos hiqni kurrë dorë nga familja dhe shoqet për një burrë. Mos u bëni të varura nga vetëm një mashkull. Do të ftohtet. Po kështu hiqni dorë nga pritshmëria që ai të plotësojë gjithë nevojat tuaja.

Mbajini parasysh këto, herën tjetër që do të doni të “godisni”. / Bota.al

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − one =