Home / Aktualitet / 65 vjeçari u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit të LSI-së

65 vjeçari u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit të LSI-së

Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e djeshme, duke u hedhur nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Miri, 65 vjeç.

Miri, vetë nuk ishte një personazh i njohur për publikun shqiptar, por dhëndri i tij po. Bëhet fjalë për deputetin, Gjetan Gjetani i cili u zgjodh nga PS në 2017, por më pas kaloi me LSI.

Viktima, që në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga kati i katër i spitalit, ishte vjehrri i Gjetanit. Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. 65-vjeçari ishte në terapi intensive dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Deputeti Gjetani i kontaktuar nga “ABC News” deklaroi se do të flasë në një moment të dytë, por sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme (dje).

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Check Also

Pamje skandaloze/ Mësuesja në Shkodër bën gjeste të turpshme me nxënësin brenda shkollës

Një video skandaloze që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një nxënës që përgatitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eighteen =