Home / Aktualitet / 6 truke që do t’ju ndryshojnë humorin si me magji

6 truke që do t’ju ndryshojnë humorin si me magji

Me situatën aktuale, oraret e kufizuara dhe orët e gjata brenda në shtëpi, mërzia është fare e kuptueshme. Luhatjet e humorit janë të shpeshta dhe me të ftohtin që bën jashtë zor se mund të gjesh gjëra interesante për të kënaqur veten. Gjithsesi, pa panik- ka mënyra të tjera për t’ju motivuar gjatë ditës dhe për t’ju kthyer humorin. Duhet thjesht t’i bëni!

1. Mëso diçka të re

S’e keni idenë çfarë nderi do t’i bënit trurit dhe vetes duke mësuar nga diçka të re për çdo ditë. Një fjalë e re në gjuhë të huaj, një pjesë e vogël në piano apo një pikturë e bërë e gjitha nga ty. Merreni me qetësi dhe do ta shihni sa mirë do ndiheni në fund të ditës.

2. Shih filmat më të bukur të të gjitha kohërave

As nuk ja ke idenë çfarë po humb nëse nuk sheh filmat më të mirë të kinemasë. Ti mund të kesh dëgjuar shumë njerëz të flasin për to, por s’e ke marrë kurrë mundimin. Koha më e mirë është tani, kështu që ulu.

3. Pastro me themel shtëpinë!

Në fillim do përtosh, por pastaj as vetë nuk do ta kuptosh se si ndryshoi humori. Vër pak muzik në sfond dhe jepi. Shtëpia xixë është ndjesi komplet tjetër!

4. Gatuaj recetën tënde të preferuar.

S’ka rëndësi sa e zonja je në kuzhinë, merre mundimin dhe gatuaj pjatën që të pëlqen më shumë.

5. Dil jashtë për një shëtitje

Ku ka më mirë se sa ta mbysësh mërzinë duke bërë aktivitet fizik? Lëvizja e trupit në ajër të pastër është gjëja më e mirë që mund t’i bëni vetes. Nëse po punoni nga shtëpia, praktikoni pak joga, meditoni ose ca muskuj barku.

6. Shkruja diçka në një letër

Ju kujtohen ato kartolinat dhe ditaret e dikurshme? Mund ta bëni sërish. Shkruajini dikujt që ju vjen në mend ose thjesht vetes. Çfarë po ndjeni tani?

Burimi: Pop Sugar.

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + five =