Home / Kulture / 6 site ku mund të lexoni libra online

6 site ku mund të lexoni libra online

Në #njetuferrezeshneperre flasim çdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër  temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t’i vijë në ndihmë çdo liber-dashësi.

Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajësuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë  në internet.

Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave pa pagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të bukur dhe interesantë, kryesisht në gjuhën angleze, por pa munguar edhe një faqe, e cila ofron tituj në shqip.

1. Bibliomania

http://www.bibliomania.com/

Bibliomania është një faqe shumë e dobishme, tek e cila do të gjeni qindra tituj librash kryesisht në gjuhën angleze dhe frënge, të zhanerve të ndryshëm. Njëkohësisht duhet theksuar se ky site mund t’i sherbejë dhe studentëve për lexime të detajuara në fusha të vecanta studimore. Një specifike e faqes është thjeshtësia me të cilën është ndërtuar dhe fakti se mund të përdoret lehtësisht nga kushdo. Vizitojeni dhe më besoni nuk do largoheni pa nisur leximin e ndonjë libri.

2. Page by page books

http://www.pagebypagebooks.com/

Ky site i shërben çdo lexuesi i cili ka dëshirë të zhytet në letërsinë klasike amerikane dhe angleze. Në këtë faqe mund të lexoni tituj të jashtëzakonshëm nga autorët më të mirë të botës dhe të gjitha janë pa pagesë. Cfarë pret akoma?  James Russell Loëell, Charles Kingsley,Charles Dickens etj. po të presin! 🙂

3.Questia

https://www.questia.com

Questia është një nga sitet më të mirëorganizuar që kam hasur ndonjëherë. Në këtë faqe online do mund të lexoni libra jo vetëm në fushën e letërsisë, por gjithashtu në fusha si: arti, komunikimi, biznesi, religjioni, muzika, sociologjia, teknologjia etj. Një tjetër avantazh i kësaj faqe është kategorizimi i letërsisë nëpërmjet aspektit gjeografik dhe historik, gjë e cila ndihmon cdo lexues të gjej lehtesisht librin që i duhet.

4.Wattpad

https://www.wattpad.com/

Wattpad është një faqe në të cilën mund të lexoni letërsinë bashkëkohore dhe jo vetëm. Autorët e rinj gëlojnë në Wattpad dhe një nga anët pozitive të saj është grafika e thjeshtë, tërheqëse e faqes dhe njëkohësisht fakti se mund të gjendet në App Store dhe Google Play, përveçëse online.

5. International Children’s Digital Libray

http://en.childrenslibrary.org/

Në #njetuferrezeshneperre i kushtojmë një rëndësi të veçantë letersisë për fëmijë, prandaj në këtë listim nuk mund të mungonte një faqe e cila do ndihmonte prindërit dhe fëmijet me libra edukativë dhe interesantë për të vegjëlit. Në këtë site mund të gjeni tituj nga më të ndryshmit, të ndare në kategori sipas moshës së femijës, çmimeve që libri ka fituar, apo historisë që ai përcjell. Kjo është një faqe e cila i shërben të gjithë prindërve që paralelisht me gjuhën shqipe i kushtojnë vëmendje studimit të gjuhës angleze nga fëmijët e tyre. Më besoni kjo faqe do ju ndihmojë!

6.Librat Online

http://libratonline.blogspot.al

Kjo faqe përcjell disa tituj të bukur dhe të rëndësishëm në gjuhën shqipe. Numri i librave është i kufizuar, megjithatë autorët e përzgjedhur nga kjo faqe janë të mirënjohur dhe nuk duhen lënë pa lexuar.

Në përfundim, dua të theksoj se nuk ka rendesi nëse zgjedhim të lexojmë në formën klasike apo atë elektronike, e rëndësishme është të ndriçojmë mendjen me libra të mirë. Gjithashtu, do ju ftoja të gjitheve te jepnit sugjerimet tuaja mbi faqe të tjera të cilat përdorni dhe ia keshilloni dhe lexuesve të tjerë në Instagram ose në blog.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =