Home / Kryesore / 6 orë marrje në pyetje, përfundon “intervista” e Thaçit në Hagë/Ja fjalët e para të Presidentit

6 orë marrje në pyetje, përfundon “intervista” e Thaçit në Hagë/Ja fjalët e para të Presidentit

Ka përfunduar marrja në pyetje e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë nga Prokuroria Speciale në lidhje me akuzat për krime lufte.

“U mora në pyetje nga dy prokurorë. Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorëve. Nesër do të rikthehem sërish për të vazhduar këtë proces” ishin fjalët e para të Thaçit.

Marrja në pyetje ditën e sotme përfundoi pas 6 orësh.

Sot para organeve të drejtësisë, një kosovar nga diaspora ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritej të intervistohej Presidenti.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, njoftoi se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − fifteen =