Ekspertët besojnë se në Kaliforni është regjistruar temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në tokën tonë pas vitit 1913, kur termometri shënoi 56.7 gradë në Death Valley’s Greenland Ranch.
Në të njëjtin vend u shënua temperatura 54,4 gradë pasditen e së dielës, sipas shërbimit Kombëtar të Motit në Las Vegas. Bregu perëndimor amerikan është goditur nga një valë të nxehti, me banorët të cilët po mundohen të qëndrojnë sa më freskët dhe për të mos u dehidratuar në të nxehtin më të keq në 70 vitet e fundit.
Megjithatë, të tjerë thonë se kjo nuk është temperatura zyrtare dhe duhet të kalojë në rishikim zyrtar para se të futet tek rekordet.
Meteorologu Bob Henson thotë se ka shumë mundësi të jetë vendosur rekordi i ri pasi ndryshimet klimatike po japing efektet e saj dhe se shkencëtarët e kanë parashikuar një gjë të tillë.