Home / Bota / 56 vite pas vrasjes, zbulohet letra e ish agjentit të policisë: Malcolm X u vra nga FBI

56 vite pas vrasjes, zbulohet letra e ish agjentit të policisë: Malcolm X u vra nga FBI

56 vite pas vrasjes së Malcom X është bërë publike një letër e Rey Wood, i cili tashmë ka ndërruar jetë, dhe që në 1965-ën ishte agjent policie i infiltruar.
Familja e tij pohon se Wood e shkroi letrën në shtratin e vdekjes, dhe akuzonte FBI dhe departamentin e policisë së New York se ishin ideatorët e vrasjes së aktivistit afro-amerikan për të drejtat civile në vitin 1965.
Në letrën e shkruar me dorë, Wood shpjegon se shefat e tij i kishin bërë presion që të shtynte dy anëtarë të stafit të sigurisë së Malcom X që kryenin krime pak ditë para vrasjes së liderit.
Krimet i larguan ata të dy nga menaxhimi i sigurisë, dhe lehtësuan realizimin e vrasjes. Në letër thuhet dhe se kjo lëvizje garantoi se lideri do të ishte i pambrojtur në hyrje të Audubon Ballroom, ku më pas u qëllua për vdekje.
Për vrasjen e aktivistit u akuzuan tre anëtarë të Kombit të Islamit, grup afro-amerikanësh myslimanë. Historianë të ndryshëm mendojnë se akuza u drejtua tek personat e gabuar dhe një vit më parë prokurori i distriktit të Manhatan nisi analizimin e dënimit të tyre.
Tre vajzat e Malcom X së bashku me familjen e Wood dhe avokatin e famshëm për të drejtat civile Ben Kramp, kërkojnë rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij, duke qenë se kanë dalë prova të reja.
Në vitin 1950 FBI hapi një dosje për Malcolm X pas një letre që i kishte dërguar presidentit Truman, në të cilën shprehte bindjet e tij kundër luftës në Kore dhe deklaronte se ishte komunist. Në mars të vitit 1953 dhe CIA nisi ta spiunonte.
Në 14 shkurt 1965, Malcolm dhe familja e tij i shpëtuan një atentati me dinamit në banesën e tyre. Një javë më vonë në 21 shkurt, Malcolm X u vra gjatë një fjalimi publik në Harlem, në moshën 39 vjeçare, me shtatë plumba.
Në ceremoninë e varrimit të tij në 27 shkurt 1965 në Harlem, morën pjesë më shumë se 1.500.000 persona.

Check Also

Iu gjet arsenal i madh luftarak në banesë, arrestohet dhe babai i të ndaluarit Mihal Trëndafili

Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − eleven =