Home / Kronike / 5 orë në arrati, arrestohet 31-vjeçari që plagosi fierakun

5 orë në arrati, arrestohet 31-vjeçari që plagosi fierakun

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në qytetin e Fierit.

Ai është identifikuar me inicialet A.S., 31 vjec, banues në Kasnicë.

Autori u identifikua pas ngjarjes dhe pas 5 orësh në arrati, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, por u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në fshatin Drizarë, Mallakastër.

Njoftimi i plotë:

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit.

Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qelluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të pòlicisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori. 46-vjeçari i demtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Check Also

Vrau vajzën dhe bashkëshorten, hiqet dënimi me burg të përjetshëm për Pjetër Ndecajn

Gjykata në Gjakovë ka ndryshuar masën e dënimit për Pjetër Ndrecajt, të dënuar për vrasjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − two =