Home / Bota / 47 mijë dozat e para të vaksinës Moderna mbërrijnë në Itali

47 mijë dozat e para të vaksinës Moderna mbërrijnë në Itali

Në Itali këtë të martë ka mbërritur furgoni me 47 mijë dozat e para të vaksinës Moderna nga Belgjika dhe aktualisht ndodhet në Romë.

Më pas do të dërgohet në Instituto Superiore di Sanita dhe prej aty në rajonet të cilat janë të identifikuara nga komisioneri i emergjencave Domenico Arcuri.

Autoritetet kanë përcaktuar se cilat janë kategoritë të cilat do të përfitojnë vaksinimin të parët.

Në fazën e parë të vaksinimit do të jenë të moshuarit mbi moshën 80-vjeҫ, personeli shëndetësor dhe mësuesit. Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaҫeve.

“Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit. Kompania tani do të duhet të kontrollojë nëse është e mundur të zgjatet mbrojtja duke shtuar një dozë të tretë ” tha Tal Zaks, drejtor mjekësor i Moderna, në konferencën e 39-të vjetore të shëndetit të JP Morgan.

Check Also

Sherr i frikshëm mes shqiptarëve në Spanjë, dy persona theren me thika

Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Spanjë si autorë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + twenty =