Home / Aktualitet / 41-vjeçari me “Range Rover” tenton ti ikë policisë, i gjendet armë në makinë

41-vjeçari me “Range Rover” tenton ti ikë policisë, i gjendet armë në makinë

R.D., 41 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Policia njoftoi se 41-vjeçari, banues në lagjen Perash, duke drejtuar mjetin “Range Rover”, kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + three =