Home / Aktualitet / 41 viktima gjatë dy ditëve, a do futemi në karantinë? Mira Rakacolli zbulon qëndrimin e Komitetit Teknik

41 viktima gjatë dy ditëve, a do futemi në karantinë? Mira Rakacolli zbulon qëndrimin e Komitetit Teknik

‘Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinë Pfizer në vendin tonë.’ Kështu bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në Report TV, duke shtuar gjithashtu se brenda 10 ditëve të para të Marsit do të vijnë 14.400 dozat e para të Covax.

Duke folur për planin e vaksinimit, që pritet të zgjasë 14 muaj, Rakacolli tha se i gjithë ky proces shpreson që të përfundojë para marsit të vitit 2022.

Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kanë vijuar edhe tratativat që po bëjmë ne për të siguruar akoma më shumë vaksina. Sapo ti sigurojmë vaksinat do ti marrim. E sigurt që vijnë nga Pfizer. Nuk është një shifër optimale por tregon që me përpjekjet që po bëjmë do të kemi edhe doza të tjera të ardhura. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikmëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të Covax. Vaksinim përfundon për 14 muaj. Në mars të vitit 2022 mendoj se do të përfundojë procesi, por jam më optimiste se do të arrihet më para. ’– tha Rakacolli.

Teksa u pyet në lidhje me ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit, Rakacolli theksoi se ato bazohen tek shifrat dhe se momentalisht, ka një ulje të rasteve të infektimeve.

Rakacolli tha se kjo javë krahasuar me një javë më parë ka një numër më të vogël të rasteve të reja. Zv.ministrja theksoi se nuk sugjerojnë një mbyllje totale dhe se bazuar në shifra shpresojnë që tendenca është në rënie.

‘Ajo që ne jemi munduar të bëjmë është që të gjitha masat të merren mbi bazën e analizës së numrave. Indikatorët që monitorojnë situatën janë, numri i rasteve, incidenca, numri të shtruarve në spital numri i qytetarëve që humbin jetën. Shifrat nuk janë në rritje, këtu gabojnë njerëzit. Po të shihni shifrat zyrtare, mesatarja javën e kaluar ishte 1166 të infektuar dhe këtë javë 1024. Kemi një numër më të vogël të rasteve këtë javë, edhe incidenca ka një rënie. Të shpresojmë se kjo është një tendencë në rënie. Nuk sugjerojmë mbyllje totale, duke marrë parasysh edhe rastet. Nuk ka paralelizëm me Marsin e vitit të kaluar. Që të eliminojmë pandeminë nuk bëhet me masa të imponuara, duhet që ë binden njerëzit. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë, për veten e tyre duhet të dalin me maskë, pasi mbrojnë veten edhe të tjerët.’- tha Rakacolli./Gazeta Shqip

Check Also

Për Selajdin Gashin

Nga Enver ROBELLI- Pandemia e ka nxjerrë nga binarët jetën sociale. Se çka domethënë kjo, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 7 =