Home / Kronike / 400 mijë euro të fshehura në sediljen e makinës, si u kap shqiptari në Itali

400 mijë euro të fshehura në sediljen e makinës, si u kap shqiptari në Itali

Policia në Itali ka vënë në pranga një shqiptar, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit.

Mediat italiane shkruajnë sot se arrestimi është bërë në Napoli, ndërkohë që gjithcka u zbulua pas një kontrolli të bërë nga karabinierët në makinën e shqiptarit, për të cilën dyshuan se ishte e modifikuar.

Në fakt, ashtu rezultoi.

Sipas hetimeve, policia ka dyshime, se shuma e eurove vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.

Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.

Paralelisht me këtë policia ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.

Check Also

Brataj zbulon çfarë do të ndodhë kur të ezaurohen shtretërit

Skënder Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − thirteen =