Home / Aktualitet / 4 të vdekur dhe 93 raste në 24 orë, si u rritën sot ndjeshëm shifrat

4 të vdekur dhe 93 raste në 24 orë, si u rritën sot ndjeshëm shifrat

Në vend është shënuar bilanci më tragjik nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 4 humbje jete në spitalin Infektiv.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe rekordi me rastet e reja.

Sot janë konfirmuar 93 raste me të infektuar, shifër kjo e pa raportuar më parë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Check Also

“Drejt një katastrofe …”/ Situata e rënduar nga Covid-19, Meta publikon letrën për Manastirliun

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Ramës, Manastirliut dhe Ruçit lidhur me situatën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 19 =