Home / Aktualitet / 35 italianë anëtarësohen në PS, Rama ka një kërkesë ndaj tyre

35 italianë anëtarësohen në PS, Rama ka një kërkesë ndaj tyre

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vlorë, kur ndër të tjera është takuar edhe me shtetas italianë, të cilët jetojnë në këtë qytet.

Deputeti Damian Gjiknuri ka lajmëruar në fillim të mbledhjes se 35 italianë i janë bashkuar Partisë Socialiste në Vlorë, pavarësisht se ata nuk mund të votojnë.

“Ky është një aktivitet simbolik. Sot kemi mundësinë të bëjmë anëtarësimin e 35 shtetasve italianë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Vlorë. Për shkak të ndryshimeve të mëdha që ka pasur Vlora, ata kanë parë atraktive zhvillimin e Vlorës. Po ashtu ata e kanë parë jo vetëm atraktive qëndrimin në Vlorë, por edhe të përfshihen në partinë që e bëri këtë zhvillim. Ju në të vërtetë nuk votoni sepse nuk jeni shtetas shqiptarë, por e rëndësishme është që pse jo edhe të huajt të bëhen pjesë e një partie, siç është PS-ja”,- tha Gjiknuri.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =