Home / Kronike / Kronike / 30 vrasjet dhe ekzekutimet e 2021, historitë, viktimat dhe autorët e ngjarjeve

30 vrasjet dhe ekzekutimet e 2021, historitë, viktimat dhe autorët e ngjarjeve

30 Vrasje janë regjistruar përgjatë pesë mujorit të parë të vitit 2021 në Shqipëri. Pjesa më e madhe kanë qenë kriminale, ndërsa krimet e rënda brenda familjes nuk kanë munguar.

Më 1 Janar, Klajdi Shkundi godet me thikë për vdekje pas një debati për motive banale kunatin e tij Vladimir Zvezhda, në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Edmir Begu përdorues i disa emrave të tjerë, ekzekutohet në mënyrë mafioze me breshëri automatiku më 24 Janar në qytetin e Durrësit. Vrasja dyshohet për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Më 29 Janar një sherr për motive të dobëta mes shokëve në Mallakastër, dërgoi në spital 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj. Pas konfliktit, ku 57-vjeçari sëbashku me shokët e tij ishin në gjendje të dehur, Sinanrrapaj përfundoi në spital me fraktura ku ndërroi jetë më 7 shkurt.

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç ekzekutoht me armë zjarri paraditen 1 shkurit në Fier. Për ngjarjen u vendos në pranga Albert Zaja 37 vjeç, i cili u kap në fshatin Larushkë në zonën e Niklës në Fushë-Krujë dhe yshohët si autori kryesor i vrasjes.

5 ditë më vonë, ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Qarri në Vlorë. Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit është e shkuara e tij kriminale. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh.
Mark Gjeta u përplas për vdekje me makinë nga bashkëfshatari i tij Mhill Gega më 17 shkurt. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës dhe hetusit përcaktuan se ishte aksident i qëllimtë.

Më 25 shkurt vritet në mes të Tiranës Behar Sofia, biznesmen me të shkuar kriminale. Gjykata e Tiranës caktoi masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin dhe 3 bashkëpunëtorët e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi. Vrasja dyshohet të jetë porositur.

Tre persona zbresin nga një automjet dhe ekzekutojnë më 3 mars Tauland Gjikajn. Për ngjarjen u arrestua Hans Jonuzi ndërsa disa javë më pas u vetëdorëzua edhe Skerdian Gabrani, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes.

Jonuzi që rezulton të ketë edhe identitete të tjera, njihej në Vlorë për precedentet penale.
Më 5 Mars, Dhori Rrapi vritet nga i biri Erdis Rrapi 25-vjeë. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin ndërsa ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

Më 17 Mars 29 vjeçari Demokrat Medinaj, i cili goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren Irvana Hyka, 6-javëshe shtatzënë, në lagjen “Sheq i madh”, Fier. Autori i krimit u largua nga banesa ndërsa një ditë më pas u gjet edhe vetë i vetëvrarë.

Mjaft e bujshme ishte edhe vrasja e Edmond Koëit i njohur në Durrës si Mund Ëekiëi. Ai ëuditërisht lëvizte i lirë në qytet, kur vjeshtën e kaluar ishte arrestuar për armëmbajtje pa lej. Koëi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi më 20 mars. 43 vjeçi njihej si ish-anëtar i bandës së Durrësit me disa precedime penale mbi vete.

Më 4 prill i njohur si një nga të fortit e Shkodrës, dhe person me lidhje të forta me politikën Bardhok Pllanaj ekzekutohet brenda automjetit të tij Renxh Rover. Makina e tij u bë shoshë, ndërsa ekspertiza zbuloi 30 pblumba në trupin e viktimës. Pista kryesore që grupi hetimor ka, është e shkuara e errët e Bardhok Pllanajt.

Më 10 Prill burri djeg brenda makinës të gjallë gruan e tij në fshatin Manskuri të Kavajës. Bilbil Shirja pasi dogji bashkëshorten Fëllëza Shirja, vrau edhe veten pak metra më tutje. Një vajzë dhe një djalë adoleshentë të lindur nga martesa e tyre mbetën jetim.

Më 11 prill, 44 vjeçarja Miranda Markja vrau me thikë vjehrrën 74 vjeçare në banesën e familjes në fshatin Burim të Maqellarës. Sipas policisë ajo qëlloi disa herë me thikë të moshuarën Nazmije Markja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një ditë më pas, më 12 Prill, ka qenë një konflikt i çastit që çoi drejt vdekjes 60-vjeçarin Ilirjan Ruca në Gjirokastër. Në polici, autori i ngjarjes, Afrim Nazifi ka thënë se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e ofendoi.

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja në Gjirokastër, Tjetër vrasje pas një sherri të çastit ndodh në Dibër.

50-vjeëari Xhetan Konesha ka ndërruar jetë në spital pas një sherri me 2 vëllezër të cilët e qëlluan me kallashnikov, ndërsa është arrestuar një prej autorëve, Muhamet Mera 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Altin Mera, 42 vjeç. Sipas banorëve të zonës konflikti është i vjetër dhe e ka zanafillën për një tubë uji. Policia arriti të arrestonte Muhamet

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç u ekzekutua më 21 prill, dy ditë para zgjedhjeve dhe në mes këtë radhë duket se qëndronte politika. I njohur si mbështetës i Partisë Socialiste ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë, la pas edhe katër persona të plagosur: ish-polici Emiljan Prenga, person me precedent penal; Pavlo Vuksani, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota. Arbër Papleka, i cili tashmë ndodhet pas hekurave është personi kyë që akuzohet si autor i masakrës. Bashkë me të u vunë në pranga edhe 10 persona të tjerë. Ngjarja u regjistrua para syve të drejtuesve të policisë në Elbasan.

Vëllai goditi me thikë vëllain e tij duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi më 29 prill në fshatin Allabegi të Maqellarës ku Florian Tonuzi godet me thikë të vëllanë Benardin e pas ngjarjes merr arratinë, ndërsa babai njofton ambulancën dhe policinë. 23-vjeëari ndërroi jetë në spital.

Zgjidhja e martesës mes Liljana e Koëo Bozos kthehet në tragjedi në dyer e gjykatës në Elbasan. 54-vjeçarja u vra nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve.

Më 10 maj Bledar Birçaj u vra në Vlorë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar teksa në makinqën e tij ndodhej edhe polici i antidrogës Granit Deromema i cili iu shpëtoi plumbave. Dy persona të maskuar i dolën në rrugë mjetit duke qëlluar me kallashnikov. Birçaj ndërroi jetë menjëherë.

Po në të njëjtën ditë, në Tiranë shoku vret shokun. Mehmed Qema ndërroi jetë ngatë shtënat me armë të shokut të tij, Marjus dema. Ata kishin konsumuar alkool dhe drogë në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa pasi u vetëdorëzua në polici, Dema pranoi krimin duke pohuar se ka qenë vrasje pa dashje. Pas ngjarjs, në zonën e 5 majit u zbuluan 2 laboratorë të prodhimit të monedhave të bitcoin.

Everest Caka ekzekutohet në mënyrë mafioze në sy të bashkëshortes në Elbasan. Ai sapo ishte khyer nga Spanja, dhe kishte mjaft konflikte dhe hasmëri nga e shkuara në qytetin problematik.

Vrasja e Endri Mustafës më 17 prill pati një jehonë të jashtëzakonshme, kjo edhe për faktin se hynte në mes një i mitur, por edhe deklaratata e ëuditshme të familjes së viktimës dhe asaj të autorit të dyshuar. Të dyja palët deklaruan se nuk kanë probleme me njëra-tjetrën dhe se vrasja ka ardhur e porositur nga diku tjetër. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë në pranga l ka rënë edhe një 15-vjeçar i quajtur Ergys M..

Delon Troqe, 38 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Vlorës për shkak të plagëve nga arma e zjarrit. 15 herë është qëlluar ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja. Mbi 20 të shoqëruarit si të dyshuar, persona në dijeni apo dëshmitarë janë lënë të gjithë të lirë. Ekspertët kriminalistikë i gjetën një pistoletë në brez, por që ai nuk mundi ta përdorë siç duket për shkak të sulmit të befasishëm.

Më 29 maja i bëhet atentat 38-vjeçarit Edison Begaj. Begaj u qëllua me katër plumba në këmbë teksa kishte zbritur nga automjeti i tij duke folur në teklefon dhe një person i veshur si polici, i tërheq vëmendjen dhe e qëllon në sy të fëmijëve. Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve.

Emiljano Ndou, 25-vjeçar që u ekzekutua me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata e 29 Majit, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun. Me të qëlluar të riun, autori është larguar, por policia ka mundur që ta arrestojë në afërsi të zonës ku ndodhi krimi.

Më 1 qershor biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij që ndodhet në qendër të Tepelenës rreth orës 21 të mbrëmjes, dhe ka mbërritur në banesën e tij rreth orës 21.15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup. Autori i vrasjes dyshohet se ka shkuar me këmbë deri tek vendi i ngjarjes dhe më pas është larguar përmes rrugicave të zonës. Viktima ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me një person që ishte pranë biznesit të tij. Pista kryesore e hetimit është konflikti për motive të dobëta.

Edhe vrasja e radhës është në Vlorë. 43 vjeçari Shkëlzen Velaj po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t’u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Dhe pikërisht këtu, teksa e ëma nuk e dëgjoi ti hapte derën, u ekzekutua. 4 persona janë shoqëruar emrat e të cilëve lidhen me një ngjarje të vitit 2015 dhe pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës Ardi Velaj kishte mbetur i vrarë në 7 prill të vitit 2015, në një masakër në kazino ku pas një sherri u vranë bashkë me të dhe Albi Limaj, e Haki Rakipi. Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Aleksandër Llanaj, u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Po në të njëjtën datë, pra më 2 qershor, Sofokli Shani qëlloi me automatik babë e bir. Shani, qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç. Babai ndërroi jetë ndërsa i biri fatmirësisht mbijetoi. Autori dhe viktima janë konfliktuar fillimisht në lokalin në pronësi të Rakos ndërsa agravoi me përdorimin e armës.

Zgjidhja e divorcit për një ëift që ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur, përfundoi me pasoja tragjike. Ish-vjehrri Mexhit Picari hyn në lokalin ku ishte Saliaj me djalin 16-vjeë, avokatin e tij dhe punonjësen sociale, duke qëlluar për vdekje 41 vjeëarin dhe plagosur avokatin Adriatik Camin. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijës së mitur, vetëm 10 minuta para nisjes së seancës që do të përcaktonte se me cilin nga prindërit do të qëndronte djali. Pas ngjarjes u arrestua autori Mezit Picari si dhe e bija për bashkëpunim në krim Dhurata (Picari) Saliaj.

BNdërkohë edhe dy ngjarje të dyshimta po hetohen si vrasje pavarësisht se nuk ka një pistë përfundmtare. KA të bëjë me zhdukjen e italianti Davide Pecorellit dhe Violeta Gurrajt. Më 8 Janar publikohet lajmi i zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli. Makina e tij u gjet e djegur në Pukë ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar apo të ndaluar. është njëra prej ngjarjeve më hermetike, kjo edhe për mungesë të provave, ndërsa ka dyshime se biznesmeni kishte ardhur në Shqipëri për aktivitete të kundraligjshme.

Më 8 Shkurt Viloeta Gurraj, u gjet e pajetë në banesën e saj në Malësi të Madhe. Hetuesit rrëzuan pistën e vetëvrasjes dhe po hetojnë atë të vrasjes. Ka dyshime se 48-vjeçarja në fillim është dhunuar fizikisht e më pas i është prerë fyti dhe flokët. Pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve familjare, ndërsa një nga autorët e dyshuar është vetë djali i viktimës, Franc Gurraj. 24-vjeçari kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

VRASJET NGA JANARI
1 JANAR vritet Vladimir Zvezhda
8 JANAR vritet Davide Pecorelli
24 JANAR vritet Edmir Begu
29 JANAR vritet Përparim Sinrrapaj
1 SHKURT vritet Shkëlzen Kastrati
6 SHKURT vritet Gentian Qarri
8 SHKURT vritet Violeta Gurraj
17 SHKURT vritet Mark Gjeta
25 SHKURT vritet Behar Sofia
3 MARS vritet Tauland Gjikaj
5 MARS vritet Dhori Rapi
17 MARS vritet Irvana Hyka
20 MARS vritet Edmond Koçi
4 PRILL vritet Bardhok Pllanaj
10 PRILL vritet Fëllënza Shirja
11 PRILL vritet Nazmie Markja
12 PRILL vritet Ilirjan Ruca
13 PRILL vritet Xhetan Konesha
21 PRILL vritet Pjerin Xhuvani
29 PRILL vritet Benard Tonuzi
6 MAJ vritet Liljana Buzo
10 MAJ vritet Bledar Bircaj
10 MAJ vritet Mehmed Qema
12 MAJ vritet Everest Caka
17 MAJ vritet Endri Mustafa
21 MAJ vritet Delon Troqe
29 MAJ atentat Edison Begaj
29 MAJ vritet Emiljano Ndou
1 QERSHOR vritet Cajup Selimi
2 QERSHOR vritet Shkëlzen Velaj
2 QERSHOR vritet Rako Qorri
4 QERSHOR vritet Kudret Saliaj

Check Also

Njihuni me Këmbimin Valutor, 17 Qershor 2021

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re rënie Euros dhe Frangës Zvicerane, ndërkohë Paundi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + fourteen =