Home / Lajmi Fundit / 3 vëllezërit dhunuan brenda në sallën e gjyqit gjyqtarin, arrestohen nga policia

3 vëllezërit dhunuan brenda në sallën e gjyqit gjyqtarin, arrestohen nga policia

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, që gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në drejtim të gjyqtarit Arqile Basho, pasi ky i fundit dha një vendim kundër tyre.

Personat e arrestuar janë Myslim Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe vëllai i tretë Elmaz Myslimi 64 vjeç.

Të tre ata kundërshtuan vendimin e dhënë nga Basho dhe e ndoqën atë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Vlorës. Siç shihet nga pamjet një prej vëllezërve afrohet dhe kap prej fyti gjyqtarin Basho.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Check Also

Dua Lipa mbërrin në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë sot (Arsyeja e vizitës)

Sot në orën 17:00, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 2 =