Home / Aktualitet / 3 edukatore rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet institucion i tretë i arsimit parashkollor në Vlorë

3 edukatore rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet institucion i tretë i arsimit parashkollor në Vlorë

Kopshti nr 9 i qytetit të Vlorës është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës.

Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më Covid 19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit.

Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndroj i mbyllur sipas ISSH deri dt 25 Nëntor.

Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht.

Jashtë kamerave ekspert të ISSH sqarojnë se mungon kujdesi brenda institucioneve dhe se stafet pedagogjike nuk respektojnë protokollet e distancimit social.

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 1 =