Home / Aktualitet / 23-vjeçarja humbet jetën në aksidentin tragjik

23-vjeçarja humbet jetën në aksidentin tragjik

23 vjeçarja Victoria Strauss ka vdekur në një aksident të frikshëm në Ohio, të SHBA, teksa tentonte të paguante parkimin me kartën e saj.

Vajzës i ra karta në tokë dhe u zgjat për ta kapur nga makina e saj, kur padashje shkeli pedalin e gazit dhe makina beri përpara.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihej zhvillimi i ngjarjes tragjike kur vajza që po dilte nga parkimi lëshon kartën përtokë, duke u përpjekur të paguante te makineria.

Ajo më pas hap derën e makinës dhe zgjatet për të marrë kartën por padashje shkel gazin dhe ecën përpra me makinë, duke u përplasur me kioskën e parkingut, me kokën të bllokuar mes derës dhe makinës.

Policia e qytezës Columbus tha se aksidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës dhe policia ishte njoftuar vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, kur u zbulua nga roja e parkingut.

Zonja Strauss ishte nga Florida dhe e diplomuar në Universitetin e Ohio.

Ajo po dilte nga parkingu rreth orës 11.30 mbrëmjen e të hënës.

Policia tha se Strauss u shpall e vdekur në vendngjarje dhe asnjë njeri tjetër nuk është përfshirë në aksident.

Homazhe iu bënë të resë së pafat në rrjetet sociale, teksa një nga komentuesit shkruante: “Lutjet tona shkojnë për familjen e saj, pas një aksidenti kaq të frikshëm”.

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 5 =