Home / Kronike / Kronike / 21-vjeçarja në Tiranë kapet me hashash, godet policët dhe shqyen derën e komisariatit

21-vjeçarja në Tiranë kapet me hashash, godet policët dhe shqyen derën e komisariatit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçare, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasja Xh. A., 21 vjeçe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Gjithashtu mësohet se kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.

 

Check Also

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − three =