Home / Aktualitet / 21 janari 2011, rikujtese personale pas 10 viteve!

21 janari 2011, rikujtese personale pas 10 viteve!

Nga Flamur VEZAJ-
Mes tjerash, pasi jam kthyer nga Spitali ku kam derguar kolegun E.Janina per mjekim pasi ishte rrahur nga policia ne bulevard, aty rreth ores 19:00 kemi gjetur online pamje te transmetuar nga TVKLAN-i (pa mendje) ku ishte pikasur momenti i vrasjes se Ziver Veizit! Keto pamje i kemi kopjuar nga rrjeti dhe afruar me zoom ku ishin 24 seconda dhe rreth ores 19:30 te mbremjes se 21 janarit 2011 i kemi postuar te faqja online e Gazetes “Shekulli” me ndihmen e njerit prej faqosesve (mosel kesaj qe po postoje)!!
Pas 15 minutave jam kontaktuar nga prokurori i gatshem E.Mazreku i cili ka kerkuar te vije ne redaksi te sekuestroje kete pamje! Pas ores 20:00 ka ardh ne redaksi qe ishim ne ate kohe prane zones se “Brrylit” dhe pasi me ka marr ne pyetje se ku i morem pamjet ka sekuestruar ato 24 secondat e pamjes se vrasjes se Z.Veizit, duke mbajtur edhe procesverbal (qe e disponoje ne arkive)! Pas ores 21:00 keto pamje qe ishin online te transmetuara pa mendje nga TVKLAN ne ate kohe jane hequr dhe fshire e nuk gjendeshin!
Kjo pamje eshte perdorur nga prokuroria ne ate kohe per te regjistruar ceshtjen hetimore per vrasje, veprim per te cilin edhe me pas kam qene deshmitari i pare i prokurorise ne sallen e gjyqit ndaj te pandehurve te dosjes se 21 janarit 2011!
#Ne darke pas ores 23:00 kolegu Artan Hoxha ka transmetuar dhe ka shpjeguar me detaje pamjet e filmuar nga operatori Ervin Daja nga kend i qarte (per disa minuta) ku ka pikasur me rreth te kuq edhe vendin nga ku eshte qelluar Z.Veizi e duke identifikuar autoret…etj etj!
###
#Detaje te ngjarjes:
4 protestues të vrarë!
6 protestues të plagosur rëndë!
80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë!
#
#Në vendngjarje janë gjetur:
439 gëzhoja te plumbave 7.62 mm!
131 gëzhoja te plumbave 9 mm!
8 fisheke luftarakë 7.62 mm të papërdorur!
Janë konstatuar 13 shenja plumbash në kangjellat e kryeministrisë në lartësinë e trupit të njeriut!
Jane gjetur 9 predha te plumbave në zyrat e godinës së UNHCR, perballe Kryeministrise!
2 predha plumbi në pemë perballe Kryeministrise!
1 predhe plumbi në bankën te dy kullat binjake, perballe Kryeministrise!
1 predhe plumbi në godinën e Gjykatës Kushtetuese, perballe Kryeministrise!
1 predhë plumbi në tabelën e sinjalistikës, perballe Kryeministrise!
Janë marrë në pyetje 120 persona (mes tyre edhe une)!
Janë kryer 2 eksperimente ne vendin e ngjarjes
22 dite pas ngjarjes eshte dorezuar ne prokurori Serveri i kompjuterave te kamerave të sigurisë së kryeministrisë (pamjet e fshira mesnaten e 21 janarit mengjesin e hershem te 22 janarit)!
14 dite pas ngjarjes N.Prendi ka dorëzua në magazinë dhe më pas prokuroria i ka sekuestruar dy pistoletat (TT dhe Berta) ku njeres i ishte ndryshu gjilpera e tjetres demtuar!
###
P.S. Per shpalljen deshmore, cte them, tani e tutje kush vritet per llogari te Partise do shpallet deshmore!
https://youtu.be/jg3ke6Eunik
https://youtu.be/jg3ke6Eunik?t=1

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − eight =