Home / Kryesore / Odise Kote… as shejtanit nuk i vete mendja…

Odise Kote… as shejtanit nuk i vete mendja…

… gjendesha tek miku im vreshtar i zoti në Odrie, kur TV-të kombëtare dhanë lajmin e dekretimit nga Presidenti Ilir Meta të antares së re të Gjykatës Kushtetuese.
Dekretim me bisht, sepse për një vend antareje janë dekretuar dy. Këtë e kuptoi menjëherë i zoti shtëpisë, një burrë i mençur i tokës dhe pasurisë të vënë me djersë të ballit.
Bie erë e keqe, e ngau bisedën ai.
Erë e keqe sa qelbet gjithë fshati.
Këtej nga anët tona rrëfejnë një histori, historinë e nuses të vulëhumburit.
Nusja na paskësh rastisur dinake.
Nusëronte, kur gjithë shtëpia shtrohej për të ngrënë.
Vjehra u bë merak për nusen që as hante e as pinte.
Nusja hiqej vjedhurazi e shkonte në dhomën e saj.
Ndizte kandilen e ziente vezë.
Ditë për ditë.
Një ditë vjehra e ndoqi pas.
Ç’bën moj nuse? Këtë se bën as shejtani !
Shejtani që kishte hypur mbi traun e shtëpisë brofi menjëherë dhe ja kthen gjithë zemërim : Këtë marifet se kam bërë kurrë dhe as që do më vente mendja…!
Ja kështu më ngjan kjo “bëma” e re e presidentit, qeshi vreshtari plak dhe e ktheu edhe njëherë gllënjkën e rakisë. “Bisht e shkuar bishtit të shejtanit…bisht që turpëron më shumë se çdo mallkim …”

Check Also

“Mini Shengen”: Një arritje për Ballkanin apo një teatër politik?

A mund ta transformojë rajonin e Ballkanit Perëndimor një plan për të imituar zonën Shengen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =