Home / Analize / Majtistët Europian po ua kthejnë shpinën sepse Kurdët u mbështetën te Amerikanët. Një tjetër tradhëti e pështirë.

Majtistët Europian po ua kthejnë shpinën sepse Kurdët u mbështetën te Amerikanët. Një tjetër tradhëti e pështirë.

Slavoj Zizek

Më shumë se 100 vite më parë, Karl May shkruajti një bestseller, Through Wild Kurdistan (Përmes Kurdistanit të Pafre),mbi aventurat e një heroi gjerman, Kara Ben Nemsi. Ky libër jashtëzakonisht popullor konfiguroi perceptimin e Europës qendrore mbi Kurdistanin: vend luftrash brutale fisnore, ndershmërie naïve dhe ndjenje të lartë nderi, por po ashtu me bestytni, tradhëti dhe luftra permanente mizore. Trajtohej pothuajse si karikatura e Tjetrit barbar të qytetërimit Europian.

Nëse ua hedhim sytë Kurdëve të sotëm, do të na çudisë kontrasti me këtë klishe—në Turqi, ku e njoh relativisht mirë situatën, kam vënë re se minoriteti Kurd është pjesa më moderne dhe shekullare e shoqërisë, e distancuar prej çdo fundamentalizmi fetar,me feminizëm të zhvilluar, etj.(Për të vënë në pah një detaj që mësova në Stamboll: restorantet nën pronësi Kurde nuk lejojnë asnjë shenjë bestytnie…)

Gjeniu stabil (vetë-përshkrimi i Trumpit) e arsyetoi tradhëtinë e tij së fundmi ndaj Kurdëve (efektivisht nuk ua zuri për të madhe sulmin turk ndaj enklavës kurde në Sirinë veriore) me fjalët se “Kurdët nuk janë ëngjëj”. Domosdo, përderisa, për të, të vetmit ëngjëj në rajon janë Izraeli (sidomos në Brengun Perëndimor) dhe Arabia Saudite (sidomos në Jemen). Megjithatë, në shumë kuptime, kurdët JANË të vetmit ëngjëj në atë pjesë të botës.

Fati i tyre i bën viktima tipike të lojrave koloniale gjeopolitike: të shtrirë përgjatë kufijve të katër shteteve fqinje (Turqi, Siri, Irak, Iran), autonomia e tyre (më se e merituar) nuk i interesonte askujt dhe për këtë kanë paguar çmimin më të lartë.

A i mbajmë mend ende bombardimet dhe helmimet me gaz në masë të kurdëve në veri të Irakut në fillim të viteve ’ 90? Më rishtazi, për vite me radhë, Turqia ka luajtur një lojë politiko-ushtarake të mirëplanifikuar,zyrtarisht në luftë me ISIS-in, por praktikisht me bombardime ndaj kurdëve që me të vërtetë e luftonin ISIS-in.

Në dekadat e fundit, zotësia e kurdëve me organizu jetën e tyre të përbashkët u testua në kushte eksperimentale thuajse ideale: në momentin kur iu dha një hapësirë të lirë frymëmarrjeje jashtë konflikteve të shteteve përreth tyre, ata e befasuan botën.

Pas rënies së Sadamit, enklava kurde në veriun e Irakut u zhvillua në të vetmen pjesë të sigurtë të Irakut me institucione mirë-funksionale dhe madje me fluturime të rregullta drejt Europës. Në veri të Sirisë, enklava kurde me qendër në Rojava ishte një vend unik në mishmashin e sotëm gjeopolitik: kur kurdëve ua dha një mundësi frymëmarrjeje prej fqinjëve të tyre të mëdhenj të cilët përndryshe i kërcënonin gjithë kohës, ata menjëherë ndërtuan një shoqëri të cilët nuk kemisesi mos ta quajmë si një utopi realisht-ekzistuese dhe mirëfunksionale.

Prej angazhimit tim profesional kam vënë re po ashtu edhe një komunitet intelektual në lulzim e sipër në Rojava ku vazhdimisht më kanë ftuar të mbaj ligjërata—plane të cilat janë ndërprerë brutalisht nga tensionet ushtarake në këtë zonë.

Megjithatë ajo që më pikëlloi ishte reagimi i disa prej kolegëve të mi “majtistë”të cilët e kishin halë në sy faktin që kurdëve po ashtu iu desh të mbështeteshin në mbrojtjen ushtarake amerikane.

Çfarë do të duhej të kishin bërë, të mbërthyer në tensionet mes Turqisë, luftës civile siriane, mishmashit iraken dhe Iranit? A kishin ndonjë zgjedhje tjetër? A duhejta kishin sakrifikuar veten në altarin e solidaritetit anti-imperialist?

Ky distancim në kritikë ishte jo më pak pështirosësh se distancimi i njëjtë ndaj Maqedonisë. Disa muaj më parë, diskutimi bëhejrreth zgjidhjes së mundshme për problemin e emrit “Maqedoni”.

Zgjidhja e propozuar ishte për ta ndryshuar emrin në “Maqedoni e Veriut”, por u sulmua menjëherë nga radikalët në të dyja vendet. Kundërshtarët grek insistuan se “Maqedonia”është një emër i vjetër grek, ndërsa kundërshtarët maqedon u ndjenë të poshtëruar nga degradimi në një provincë “Veriore”përderisa janë I vetmi popull që e thërrasin vetveten “maqedon”.

Me të gjitha cenet brenda, kjo zgjidhje na dha një pamje fillestare të përfundimit të një beteje të gjatë dhe të pakuptimtë me një kompromis të arsyeshëm. Megjithatë u mbërthye në një “kontradiktë”tjetër: përplasja mes fuqive të mëdha (SHBA dhe BE nga njëra anë dhe Rusia nga ana tjetër).

Perëndimi ushtroi presion ndaj të dy palëve për ta pranuar kompromisin në mënryë që Maqedonia të mund t’i bashkohej shpejtazi BE-së dhe NATO-s, ndërkohë që, pikërisht për të njëjtën arsye (duke nuhatur rrezikun e humbjes së influencës së saj në Ballkan) Rusia e kundërshtoi dhe mbështeti forcat e dalldisura konservatore nacionaliste në të dyja vendet.

Pra, cilën anë duhet të mbajmë? Mendojse pa hezitim duhet të mbajmë anën e kompromisit, për arsyen e thjeshtë se është e vetmja zgjidhje realiste e problemit—Rusia e kundërshtoi thjeshtë për hir të interesave të saj gjeopolitike, pa dhënë asnjë zgjidhje tjetër, prandaj mbështetja për Rusinë këtu do të kishte nënkuptuar sakrifikimin e një zgjidhjeje të arsyeshme të problemit singular të marrëdhënieve Maqedoni-Greqi në emër të interesave gjeopolitike ndërkombëtare. (Tani që Franca dha veton për përfshirjen e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE, a do të mbajnë përgjegjësi për një katastrofë të paparashikueshme në këtë pjesë të Ballkanit?) A do të ballafaqohen kurdët me sulmin e njëjtë nga “majtistët”tanë anti-imperialistë?

Prandaj është detyrë e jona ta mbështesim plotësisht rezistencën kurde ndaj okupimit turk dhe të dënoncojnë katërcipërisht lojrat e ndyra të fuqive perëndimore ndajtyre.

Ndërkohë që shtetet sovrane përreth tyre gradualisht po degdisen në një barbarizëm të ri, Kurdët janë e vetmja rreze shprese.Njëkohësisht, kjo luftë nuk po bëhet vetëm në emër të kurdëve, por edhe për veten tonë, për llojin e rendit të ri global që po na shfaqet.

Nëse kurdët do të braktisen, do të kemi një rend global në të cilin nuk do të ketë asnjë hapësirë për pjesën më të çmuar të trashëgimisë europiane, atë të emancipimit. Nëse Europa i heq sytë prej kurdëve, do të tradhëtojë vetveten. Europa që tradhëton kurdët do të jetë Europastani i vërtetë!

Përktheu: Pavjo Gjini /tezateza.com

Check Also

Eglantina Kume: Gocat e Durrësit janë si deti, i rezistojnë kohës

Një portret për aktoren e mirënjohur të kinemasë shqiptare. Si në rininë e parë Jeta e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 13 =