Lojë e thjeshtë në face book…

Editorial
19
0
sample-ad

Xhon Apdajk, gati një shekull e gjysëm më parë krijoi një himn lavdërues për kutitë e vogla postare të Amerikës, të cilat për të ishin emblema të përhapjes së lirë të ideve.
Idetë guximtare dhe kreativiteti praktik, si të frymëzoheshin prej një fryme hyjnore e të shtyheshin prej dorës së padukshme të zotit, zbuluan e krijuan pastaj gjithë mrekullitë e shkencës, standartin e lartë të teknologjisë e të jetesës për amerikanët.

Face book është një nga këto risi.

Për një trill të pafajshëm, miku im hodhi në Fb tablon e një vajze 8 vjeçare, punim në një rreth pikture. Piktura e saj titullohej : ”Peisazh”, ndërsa poshtë kishte pyetjen provokuese : A është kjo Van Gog?

Komentet e përgjigjet që e pasuan për disa ditë rresht postimin ishin shokuese e zhgënjyese.
Van Gog, Piscaso, Gogen, Renyar etj, etj, etj, të gjitha plot me komente butaforike e aspak të sinqerta.

Disa prej emrave komentues (për fat të keq të njohurit tanë,) personazhe të jetës publike, sociale e politike spikatnin, me të pavërtetat delirante, por që sigurisht ishin kujdesur mjaft për ta zbukuruar veten e tyre me petkat e diturakëve.

Triumfi i gënjeshtrës e hipokrizisë të kësaj “loje” të thjeshtë fb-ku më la pa frymë. Të komentosh këtë shaka të pafaj, është si t’i mbathësh një fluture. patkonj.

Të gjithë rendin pas suksesit pa e ditur se çfarë do të thotë kjo fjalë. Nuk e dinë se suksesi është paqja e brendshme. E vërteta. Suksesi është një ditë e bukur për Njeriun.
Ky është suksesi.

Ku po shkon shoqëria jonë…?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + four =