Rama mbledh koordinatorët e rajonit të veriut në Velipojë: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin nga puna

AktualitetKryesore
52
0
sample-ad

VELIPOJË–  80% e drejtorëve të Bashkive në qarkun e Shkodrës do të largohen nga puna. Ka qenë ky urdhri i kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes që kreu i qeverisë ka zhvilluar me drejtues të rajonit të Veriut në Velipojë. Report Tv mëson se Rama ka kërkuar largimin e tyre në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra.

“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra.  Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes

Rama ka pranuar dorëheqjen e katër drejtorëve, Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi. Ai është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm. Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Pjesë e mbledhjes ishin ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili është njëhkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi. Në mbledhje mori pjesë edhe kryebashiaku i Vaut të Dejës Mark Babani, i akuzuar nga PD se është arrestuar në Itali për vjedhje të makinave, por mësohet se kjo çështje nuk ka qenë në fokus të diskutimeve.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit. Komisionet kanë përpiluar një listë kandidatësh për të zëvendësuar drejtorët e dorëhequr, që do t’i paraqitet kryeministrit Edi Rama.

Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:12

A u diskutua në mbledhjen e rajonit të Veriut për çështjen Tahiri? Përgjigjet sekretari organizativ i PS-së (VIDOE)

Shkodra do vijojë të koordinohet nga dy komisionet e përkohshme të ngritura për emërimin e drejtorëve të rinj. Pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të Veriut në një prononcim për mediat sekretari organizativ i PS për Shkodrën Arben Pëllumbi u shpreh se nuk është vendosur asgjë e re lidhur me këtë qark. I pyetur nëse në mbledhja u diskutua çështja Tahiri, Pëllumbi u shpreh se kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, të cilat ishin të orientuara në dhënien e opinioneve për çështjet që kanë nevojë për përmirësim.

“U diskutuan opinionet për ato që duhen bërë mirë. Për Shkodrën nuk ka asgjë të re. Këshilli i Veriut ka detyrat e veta specifike. Rendi i ditës ishte ajo që ishte”, u shpreh Pëllumbi.

Ora 13:08

Mesi flet pas mbledhjes së rajonit të Veriut: U diskutua organizimi i strukturave të PS (VIDEO)

Deputetja socialiste Senida Mesi ka folur pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të veriut me kryeministrin Edi Rama. Mesi deklaroi se në mbledhje u diskutua për problematika dhe shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Ajo tha se mbledhja nuk kishte fokus ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.

“Diskutuam problematika mbi shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Në këtë mbledhje nuk është diskutuar ngërçi në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Janë diskutuar në sërë problematikash. U diskutua edhe elementi i organizmit të strukurave të PS për të bërë të mundur zgjerimin e partisë me ata individë që duan të jenë pjesë e vendimmarrjes”, u shpreh Mesi.

Ora 12:17

Rama: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin, sillni analizatë buxhetit të bashkive

1568910034_rama1.jpg

Report Tv mëson se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largmin e 80% të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.

Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.

Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Ora 11:56

Rama pranon dorëheqjen e katër drejtorëve në rajonin e Veriut (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme që kryeministri Edi Rama po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut i është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t’u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama. Është pranuar dorëheqja  e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi.

/Shqiptarja.com/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 6 =