Home / Kronike / Zbulohet roli i të arrestuarit të vetëm në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiran

Zbulohet roli i të arrestuarit të vetëm në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiran

TIRANË – Blendi Teta dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santjago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja më 27 gusht 2019. Pas ndalimit nga policia, 39-vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Efektivë të Sektorit Kundër Krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje 39-vjeçarin Blendi Teta, tashmë i ndaluar si i dyshuar ne vrasjen e Santjago Malkos. Burime pranë grupit hetimor sqaruan për Report Tv se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39-vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

Teta është parë duke zbritur një makinë Skoda. Po atë ditë kjo makinë është parë  afër ish- drejtorisë së pyjores. Pasi ka lëvizur nga kjo rrugë ka shkuar në Laprakë, tek bashkëjetuesja e tij, ku nga përgjimi i ka shprehur shqetësimin se Policia po e kërkonte për një vrasje.

Ditën e ngjarjes është parë në Xhamllik dhe Fresk me dy të dyshuarit të cilët mund të kenë porositur vrasjen, thanë burime për Report Tv.

I venë përballë provave të policisë, me tej Teta është detyruar të tregojë se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit dhe jo të ketë lidhje me ngjarjen.

Por pavarësisht dëshmisë së tij, policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së Santjago Malkos. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë./SH.com

Check Also

“Mini Shengen”: Një arritje për Ballkanin apo një teatër politik?

A mund ta transformojë rajonin e Ballkanit Perëndimor një plan për të imituar zonën Shengen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =