Home / Kronike / Plagosja me armë në Lezhë, pronarët e dy dyqaneve u konfliktuan për parkingun (Detajet)

Plagosja me armë në Lezhë, pronarët e dy dyqaneve u konfliktuan për parkingun (Detajet)

LEZHE-Report Tv zbardh shkakun e konfliktit që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.

I plagosur mbeti Ardian Kola 37-vjeç, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën.

Dy personat janë konfliktuar për parkingun, pasi i kishin dyqanet ngjitur. Pas sherrit Kola u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Dedgjonaj, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh.

d.ba./Shqiptarja.com

Check Also

“VLORA – QYTETI QË PO ZGJOHET”

Të shtunën, më 09.11.2019, në Namur, kryeqyteti i Vallonisë në Belgjikë, u hap expo me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =