Home / Kronike / U vra në atentat pak ditë më parë, ish-efektivi merrte pagë prej 9 muaj si inspektor pa shkuar asnjë ditë në punë

U vra në atentat pak ditë më parë, ish-efektivi merrte pagë prej 9 muaj si inspektor pa shkuar asnjë ditë në punë

Prej 9-muajsh ish-efektivi Santiago Malko i ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e 22 Gushtit ishte emëruar si inspektor pyjesh në Dajt. 

santiago-malko-makina

26-vjeçari ishte një person nën hetim për disa ngjarje të rënda kriminale në Tiranë dhe Durrës, si edhe i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Abc News se prej janarit të 2019-së, ai nuk ishte paraqitur asnjë ditë të vetme në punë, ndërkohë që pagesat kryheshin normalisht në llogarinë e tij bankare.

Për këto arsye po hetohet edhe praktika e ndjekur në rastin Malko. Për t’u punësuar në administratën shtetërorë dëshmia e penalitetit është kriteri kryesor. Ajo duhet të jetë e pastër për aplikuesit për një vend pune ose personi duhet të jetë i rehabilituar pas dënimit të kryer.

Dyshohet se Malko ka falsifikuar dosjen e tij për dëshminë e penalitetit, duke e deklaruar atë të pastër në drejtorinë e burimeve njerëzore në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve.

Policia e ka referuar dosjen për ekzekutimin e ish-efektivit pa autor në Prokurorinë e Tiranës. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e më shumë se 40 kamerave të sigurisë të bizneseve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Xhenfize Keko” për të bërë të mundur zbulimin dhe identifikimin e autorëve në vrasjen e 26-vjeçarit.

Po kështu rezultoi se në krim u përdor vetëm një armë zjarri tip automatik Kallashnikov model 54, ndërsa arma e tjetër nuk ka kryer qitje sipas ekspertëve të kriminalistikës.

Ndërkohë u përdorën dy automjete për të kryer ekzekutimin e të riut në zonën e Porcelanit. Hetimet për vrasjen e Malkos janë përqendruar kryesisht në larje hesapesh mes grupeve rivale.

/Abc News/

Check Also

“VLORA – QYTETI QË PO ZGJOHET”

Të shtunën, më 09.11.2019, në Namur, kryeqyteti i Vallonisë në Belgjikë, u hap expo me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =