Arrestimi i biznesmenit në Tiranë, policia jep detajet e reja. Tre akuzat që rëndojnë mbi të

AktualitetKryesore
35
0
sample-ad

 

 

 

Arrestohet nje tjeter biznesmen ne Tirane, me detyrë administrator i nje subjekti ndertimi pasi akuzohet per “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

policia

 

 

 

Ne pranga ka rene shtetasi me inicialet D.B.

Ai është biznesmeni i 16 i prangosur, pas arrestimit te 15 te tjerëve dy ditë më parë, ne kuader te aksionit antiinformalitet.

Policia e Tiranës dha detajet e para në një informacion paraprak, ku thuhej:

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Shkon në 16 numri i administratorëve të shoqërive dhe kompanive të ndryshme, të arrestuar.

Arrestohet një tjetër administrator i një subjekti privat për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, gjatë paradites së sotme nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u ndalua një tjetër administrator i një subjekti privat i shpallur në kërkim policor konkretisht shtetasi : – D. B.,31 vjeç banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e personave të tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave./Panorama/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =