Sekserja e “Fondit Besa”, shpërthen në lot: Hajdutët e vërtetë janë jashtë. Më çoni tek fëmijët

AktualitetKryesore
33
0
sample-ad

Një nga të arrestuarat për skemën e mashtrimit të dhënies së kredive fiktive nga “Fondi Besa” ka shpërthyer në lot gjatë seancës së sotshme. Mesditën e kësaj të premteje, Orkida Drizo ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.

Ajo ka thënë :-“Ata që vodhën paratë janë jashtë. Jam e pafajshme. Më çoni tek vajza ime”, ka kërkuar mes lotësh, Drizo.

Ndërkohë, më herët avokati i saj kishte thënë se zonja në fjalë është “viktimë” e skemës së mashtrimit, pasi ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj në këtë aktivitet, duke menduar  ishte diçka e ligjshme dhe e saktë. Sipas palës mbrojtëse, Drizos i kanë thënë që për çdo klient, do fitonte 2 mijë lekë në një proces siç i kanë thënë të ligjshëm.

“Duke mos pasur arsimin e duhur, ajo u bë edhe vetë kliente dhe me kredi në këtë Fond. Vazhdon  të jetojë në një banesë sociale dhe nëse do kishte përfitime nga kjo skemë, nuk do jetonte në ato kushte ‘migjeniane’”, tha më herët avokati.

Top Channel

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =