Arrestohet 15 biznesmenë. Mashtruan me fatura fiktive të TVSH, me dëm 1.5 milionë euro

AktualitetFlashKryesore
28
0
sample-ad

Falsifikimi i faturave të Tatimit të Vlerës së Shtuar, të quajtura ndryshe, faturat e TVSH-së, ka vënë në pranga 15 persona, kryesisht biznesmenë dhe administrator të disa kompanive. Kjo skemë mashtrimi që ata kishin krijuar, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm disa miliona euro.

Hetimi i seksonit kundër krimit ekonomik, lidhur me këtë skemë mashtrimi, u shtri në disa muaj, me qëllim parandalimin e informalitetit.

15 të arrestuarit, si dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, kishin krijuar këtë skemë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Këta administrator, që operonin në disa fusha të ndryshme ekonomike, si ndërtim, import-eksport produktesh, shitje e pajisjeve elektrike dhe elektronike, por edhe një sërë fushash të tjera, kishin kryer shitje dhe blerje me fatura fiktive, në vlerën e rreth 182 milionë lekëve.

Për realizimin e kësaj skeme, biznesmenët e kompanive, kishin zgjedhur një subjekt tregtar me të cilin operonin për të kryer shitjet.

Sipas hetimeve të kryera, ky subjekt ku janë kryer shitjet, rezulton të mos ketë kryer asnjë blerje apo import, sipas deklarimeve që ka bërë tek tatimet. Po ashtu rezulton që shoqëria, të mos ketë bërë asnjë tjetër deklarim tatimor.

Mbi këta persona, tashmë rëndojnë akuzat e “Krijimi të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

I gjithë ky aksion vjen në vazhdën e luftës kundër informaliteti që qeveria ka ndërmarrë, që pas aksionit të madh të vitit 2015, riktheu vëmendjen korrikun e këtij viti.

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga 8 persona, mes tyre administratorë të linjave të transportit publik në Tiranë. Ata kishin falsifikuar 150 mijë bileta urbani, duke shmangur kështu detyrime tatimore.

Për dy punonjës të këtyre kompanive, u dha masa e arrestit me burg, ndërsa për të tjerët, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje.

Andi Bora

Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 4 =