Reshje intensive, breshër e rrëshqitje dherash

AktualitetKryesore
38
0
sample-ad

 Ditën e sotme në të gjithë vendin ka patur shtim të vranësirave dhe të erës. Ndërkohë qyteti i  Elbasanit dhe i Beratit është goditur nga stuhitë.

Në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë. Si pasojë e reshjeve të dendura në qytet janë krijuar edhe disa probleme ku në lagjen 5 Maj janë përmbytur disa bodrume dhe disa rrugë. Në terren për të vëzhguar situatën ka qenë edhe kreu i Bashkisë, Gledian Llatja . Ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në terren duke ndihmuar në heqjen e ujit në rrugë dhe në bodrumet e përmbytura.

Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta. Ndërkohë sipas Meto-Alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 5 =