… Mihalër gjithandej ore …!

AktualitetKryesore
43
0
sample-ad

… e pamundur ta qetësoja mikun tim prej revoltës, pasi një e urtë e popullit thotë; “ai që ka këmbët jashtë zjarrit, e ka të lehtë t’iu japë këshilla atyre që po digjen”. Po e rrëfej fjalë për fjalë ngjarjen e tij : “Shkoj me gruan tek dentisti. Gruaja ishte enjtur në nofullën e poshtme, majtas. Dentisti, një djalë i ri, me klinikë deri diku bashkëkohore, me shpinë nga ne, sapo e përshëndetëm foli gjithë hakërrim: Grafi! Shkoni bëni grafi! Më fal – i drejtohem – shikoje njëherë, vizitoje pa e bëjmë dhe grafinë. Ashtu ? – ma kthen gjithë shpoti – pse nuk e di unë, apo të mendoj që zonja nuk lan gojën dhe është infektuar mishi i dhëmbëve…! U ndjeva fort i fyer dhe isha gati ti hidhesha në fyt, por u përmbajtja. Ikem e shkuam tek vendi ku bëhej grafia, në anën tjetër të rrugës. Mjekia e laboratorit, na pyeti : grafi panoramike, të pjesshme apo të dhëmbit? Nuk e di – iu përgjigj gruaja – kam enjtje këtu në nofull. Kush ju dërgoi? I thamë emrin e dentistit. E mer në telefon dhe përgjigjia e tij ishte banditeske. Të dërgova pacient, merru lekët e bëj c’të duash! Ikëm të tmerruar pa e bërë grafinë! Shkuam tek dentisti më i vjetër i qytetit, një personalitet i fushës, tejet i respektuar. Klinika e tij ishte e varfër, po etika dhe vizita profesionale të pasura. Pas një vizite të hollësishme, bëhej fjalë vetëm për një infeksion që kërkonte trajtim me antibiotikë, qetësues dhe kompresa akulli për disa ditë. Pas kësaj, sigurisht edhe një grafi të dhëmbit. I rrëfyem dentistit të vjetër sjelljen e tjetrit dhe ai nuk tha asgjë për të, por nënqeshi; “i vetmi gabim i vërtetë i tij është fakti prej të cilit ai nuk mësoi asgjë. Një biznes që nuk bën asgjë tjetër përveç parasë, është një biznes i varfër,- tha disi i zënë ngushtë mjeku i vjetër”. E takova sapo kish dalë prej vizitës dhe pavarësisht qetësimit të momentit, mikut tim nuk i “shuhej” zemërimi e xhënga brenda gjoksit. Mihalër gjithandej ore…mer vesh ti apo jo….të fyejnë ca …..! dhe e mbajti gojën. “Epo paratë nuk e ndryshojnë njeriun, vetëm e demaskojnë atë! Nëse ai birbua do vazhdojë të jetë arrogant e lakmitar, kokën e tij do hajë, kjo është e gjitha” – u përpoqa dhe njëherë ta qetësoja. Ehu…, ma kthen me zemërim të shumëfishuar – të komentosh këto shaka është si t’u mbathësh fluturave patkonj…

Odise Kote
sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 4 =