Cakaj dyfishon shërbimet konsullore, krahason shifrat me periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Bushati

KryesorePolitike
107
0
sample-ad

Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, sipas Ministrisë së Jashtme, kanë vijuar punën me kapacitet të plotë përgjatë sezonit veror duke qenë në shërbim të qytetarëve.

bushati-cakaj

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë sjell në vëmendje se përgjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë kryer 246 186 shërbime konsullore, periudhë kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua në janar të këtij viti.

Kjo shifër është dyfishuar për të njëjtin hark kohor të vitit 2019, duke ofruar 442054 shërbime konsullore nga Drejtoria e Çështjeve Konsullore.

Po ashtu, shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 ka kryer 51 635 ndërsa këtë viti, numri është 89 691.

“Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, certifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash!” shprehet Cakaj në postimin e tij.

Ministri në Detyrë shprehet se MEPJ ka ende shumë punë për të bërë për t’iu shërbyer denjësisht qytetarëve shqiptarë nëpër botë!

“Puna aktuale pasqyron vetëm mundësitë reale të Ministrisë por assesi vullnetin për të shërbyer më shumë e zhvilluar një performancë edhe më cilësore.” mbyll postimin e tij Cakaj./Panorama/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − sixteen =