Indonezi/ Xhakarta po fundoset! Toka “po jep shpirt” nga pesha e ndërtesave (FOTO)

Kryesore
161
0
sample-ad

Xhakarta po fundoset. Toka “po jep shpirt” nën peshën e ndërtesave të një qyteti me 10 milion banorë, ku themelet e tyre janë dobësuar nga shirat dhe përmbytjet.

Të gjitha arsyet e katastrofës së pritshme, kanë shtyrë qeverinë indoneziane të lëvizë kryeqytetin. Nuk do të jetë më Xhakarta në ishullin kaotik të Java, por Kalimantan, në Borneo.

Lajmi u anonçua nga vet presidenti Joko Widodo gjatë fjalimit për 74 vjetorin e pavarësisë së Indonezisë.

“Një kryeqytet nuk është vetëm simbol i identitetit kombëtar, por gjithashtu dhe një përfaqësim i përparimit të kombit. Kjo është e rëndësishme për arritjen e barazisë ekonomike dhe drejtësisë. Ky është vizioni im për një Indonezi të përparuar”, tha Joko Widodo

Viti 2050, Xhakarta nën ujë

E ndërtuar mbi këneta, aty ku përplasjen së paku 13 lumenj, Xhakartës i janë dobësuar themelet nga zhvillimi i shpejtë, me ndërtesa dhe rrokaqiej të rinj, trafik të rëndë dhe planifikim të dobët urban.

Për më tepër, rrethet veriore të Xhakartë nuk kanë një rrjet furnizimi me ujë, kështu që industritë dhe miliona banorë furnizohen nga ujërat e nëntokës.

Megjithë infrastrukturat e reja dhe digat e ndërtuara, sipas ekspertëve të mjedisit, në vitin 2050 një e treta e Xhakartës do të jetë plotësisht nën ujë.

I.C./G.M./Shqiptarja.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + fourteen =